Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, ka reguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Velipojë, ku katër vetë janë vrarë për shezllonget.
Çika thekson se megafonët e qeverisë duan që të fajësojnë Voltana Ademin, por se lejet për plazhet private ka dy vjet që janë monopol i qeverisë.
Postimi i Nebil Çikës:
Shikoj këta megafonët e qeverisë që po mundohen të fajësojnë Voltana Ademin për ngjarjet në Velipojë, ku në një sherr për “pronësinë” e plazhit u vranë 4 persona.
O idiotë !
Ka dy vjet që lejet për plazhet private në Shqipëri i ka bërë monopol qeveria .
Lejet merren tek e-albania !
Rastësisht isha në Velipojë ditën e krimit , problemi më i madh ishin plazhet dhe shezllonet pasi shumica nuk ishin pasur me leje dhe pse kishin me shumë se një muaj që kishin aplikuar tek e-albania.
Në plazhin e parë me leje që u ulem na ngritën se u duhej ta zhvedosnin shezllonët, pasi leja u ishte aprovuar në një vend tjetër,dhjetra metra në tutje, jo përpara lokalit të tij ,si çdo vit .
“I ndajnë që nga Tirana e i kanë bërë lëmsh” -tha ,duke na kërkuar ndjesë, pronari.
“Plazhi që më është dhënë mua i bie para lokalit të dikujt tjetër dhe kjo krijon konflikt” . Dhe ja çfarë ndodhi vetem disa orë më pas kësaj bisede .
Kjo situatë e krijuar nga monopolizuar i lejeve të plazheve, vonesat dhe gabimet në përcaktimin e tyre është bërë problem në të gjithë vijën bregdetare të vendit.
Do Zoti,nuk përsëritet diku tjetër ajo që ndodhi në Velipojë.