Kërpaçi:”Kjo qeveri e ka çuar vendin në jë humnerë shumë të rrezikshme…”

0
120

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, e ftuar në televizionin ”Report Tv”, është shprehur se kjo qeveri e ka çuar vendin në një humnerë shumë të rrezikshme dhe nuk ka asnjë përgjigje për problematikat më të mëdha që kanë sot shqiptarët.

“Nuk kanë asnjë lloj përgjigje për të dhënë, sepse ata nuk mbajnë përgjegjësi. E vetmja gjë që ata kanë marrë përsipër është thjesht një grusht i fortë ndaj njerëzve, prodhojnë koncesione dhe politika vetëm për t`iu shërbyer atyre dhe çfarë bëjnë për qytetarët? I kanë lënë në mjerim, pa punë, pa mundësi ekonomike, pa arsim dhe shëndetësi”, tha Kërpaçi.

Kërpaçi tha se LSI e ka ngritur zërin për çdo hall që kanë qytetarët, por kjo qeveri është e shurdhët. “Ne kemi ngritur zërin disa herë, por ashtu sikurse z. Bushati u shpreh sot, ashtu janë shprehur gjithmonë, ato i mbyllin sytë përpara zullumeve që krijojnë vetë. Sado ne të ngremë zërin dhe të denoncojmë, ata kanë një politikë shumë autoritare dhe mbi të nuk vendosin asgjë tjetër. Politika e tyre është vetëm të mbrojnë grupe kriminale me çfarëdolloj gjeje që ata kanë mundësi. Këtë gjë e bëjnë duke ndërhyrë në ligje e në shumë forma, vetëm që të mbrojnë njerëzit e tyre dhe t’u japin gjithë pushtetin që i kanë premtuar, duke dalë të larë nga i gjithë pazari që kanë bërë”, vijoi deputetja Kërpaçi.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se është e pa tolerueshme situata kur Saimir Tahiri shëtit i lirë pa asnjë problem dhe 11 protestuesit kuksianë janë akoma në burg.

“Sot jemi në situatën kur z. Tahiri vjen në parlament pa asnjë lloj problemi. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme në Shqipëri. Z. Saimir Tahiri, ministri më i suksesshëm i qeverisë ‘Rama’, i cili doli dhe e lavdëronte në gjithë Evropën jo vetëm në Shqipëri, na doli ministri më i korruptuar dhe me prova dhe jo fjalë boshe. Ku është sot z. Tahiri? Z. Tahiri është i lirë në Tiranë, vjen dhe në parlament të bën dhe karshillëk të mbajë fjalën, që të mos humbë postin e tij të deputetit. Ndërkohë që një qytetar po të bëjë të njëjtat veprime si të z. Tahiri, do ishte në burg. Kemi të bëjmë me një qeveri që ka dy standarde. Të mbrojë njerëzit e qeverisë, të mbrojnë qeverinë, aferat korruptove dhe kriminale, por është dhe standardi që nuk ka asnjë tolerim për popullin shqiptar. Por popullit shqiptar t’i biem kokës, ta arrestojmë, t’i fusim në burg, t’ia vendosim lakun në fyt aty ku nuk mban më. E kam thënë dhe do ta përsëris gjithnjë që Edi Rama nuk është gjë tjetër, por një Kryeministër antishqiptar”, tha ajo.

Kërpaçi deklaroi se aksioni i opozitës është shumë i qartë, do të vazhdojë derisa Edi Rama të largohet nga parlamenti.

”Ne do ta kërkojmë këtë gjë në mënyrë që të kemi një standard për të gjithë. Nuk mund të vazhdojmë më të kemi dy standarde, sepse në momentin që në parlamentin e Shqipërisë nuk trajtohemi të barabartë, atëherë qytetarët shqiptarë jo e jo që nuk trajtohen si të tillë. Do të ketë forma të ndryshme se si do trajtohet kjo çështje, por gjithashtu do të ketë edhe protesta anembanë vendit që do të vijnë si reflektim i problemeve që kanë qytetarët shqiptarë, qoftë edhe nga problemet me të cilat po haset biznesi i vogël me vendosjen e TVSH-së. Qoftë nga protesta që do të vijnë nga të rinjtë dhe problemet e tyre me punësimin dhe arsimimin. Një problem të jashtëzakonshëm që kemi është edhe largimi masiv i të rinjve jashtë vendit. Do të kemi protesta të jashtëzakonshme, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme që do të kenë një qëllim: largimin e Edi Ramës, këtij Kryeministri që po na pengon hyrjen në Bashkimin Evropian”, tha ndër të tjera ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here