Fjalimi që nxjerr bllof propagandën/ Braçe sfidë Ramës: Çliro tregjet e kapura!

0
110

Kur propaganda duket se nuk pi ujë, prodho më shumë propagandë! Me këtë devizë Rilindja ia ka dalë të shuajë pakënaqësinë për skandale të rënda dhe situata delikate në rast protestash dhe e njëjta po përdoret për pakënaqësinë nga rritja e çmimeve.

Rolet e para duke bërë xhiro nëpër dyqane i kapën ministret. Me mikrofonin mizë të kapur pas xhaketës, nën objektivin e kamerave që transmetojnë live në Facebook, recituan fjalimet për masat dhe kujdesin nga shteti. Dozën e radhës të propagande pritet ta japin edhe deputetët e PS, që në mbledhjen e grupit morën porosi të dalin e të flasin me tregtarët për çmimet e rritura.

Por fjalimi që mbajti në parlament, deputeti Erjon Braçe e hedh në erë të gjithë strategjinë e propagandës, që gatuhet në zyrat e kryeministrisë.

Braçe pranoi se rritja e çmimeve vjen nga lufta në Ukrainë, por ai foli edhe për një krizë tjetër, atë shqiptare, që i mbivendoset pasojave të luftës.

“Kriza jonë, e quajti Erion Braçe, krizë që vjen nga abuzimi këtu brenda. Krizë që vjen nga tregje kombëtare, të kapura, të mbyllura, të përqëndruara, as të lira e as konkuruese”

Si ish- zv.kryeministër dhe ish-kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Braçe e sheh të kotë propagandën dhe manipulimin, me të cilin po tentohet të dilet nga situata.

Si për shembull kur thuhet se produktet plehëruese për fermerët janë me taksë të reduktuar 10% TVSH. Në fakt e vërteta nuk është kjo.

“Të vërtetën duhet ta themi ashtu siç është. Ne vendosëm 10% TVSH mbi produktet plehëruese, edhe pse bërtita e ulërita këtu se nuk vendoset taksë e re mbi produkte kur çmimet janë në rritje, shkuam përpara me këtë vendim. Duhet ta zhbëjmë atë” tha Braçe në parlament.

E dyta, sipas deputetit të PS është mungesa e transparencës që nxjerr bllof premtimet e qeverisë se në këtë periudhë tregtarët po fitojnë vetëm 2%.

“Njerëzit kanë të drejtë të dinë si shkojnë tek ky çmimi i ri i naftës, i benzinës dhe i gazit. Njerëzit duhet ta dinë qartë se me sa hyn nafta në territorin e Shqipërisë. Sa ka shpenzime mbi të? Operacionale të kompanive, tatime dhe taksa dhe sa është marzhi i fitimit. Njerëzit kanë të drejtë ta dinë si shkohet tek ky çmimi i vajit, sheqerit, miellit, makaronave, drithit. Bujqit kanë të drejtë të dinë si shkohet te çmimi i dapit dhe uresë, nitratit dhe pastaj për blegtorinë… Nuk e besoj zonja ministre se çmimi 13 mijë lekë për kuintal për urenë për dapin është çmimi që na vjen për importin plus 2% fitim. Nuk e besoj dot se kam parë faturat 87 lek vjen kilogrami, del nga dogana kaq dhe norma e fitimit nuk është 2%. Është mashtirm dhe zhvatje” tha Braçe.

Masa e tretë erdhi në formë sfide për kryeministrin Edi Rama. Thembra e Akilit, kapja e tregjeve nga biznesmenët e mëdhenj që duke vepruar në një situatë oligopoly nuk lejojnë konkurencën e lire.

“Të demokratizosh ekonominë është jetike! Të demokratizosh tregjet, konkurencën është akoma më jetike, sepse në tregje të kapura ka nevojë për liri, për hyrje të reja, për operatorë të rinj. Ka nevojë që ata tregtarë që kanë kap këto tregje, ato shoqata që funksionojnë sot e gjithë ditën si kartele në tregjet më fitimprurëse të vendit kanë nevojë të sfidohen në normat e tyre të fitimit. Abuzimi luftohet vetëm kështu. Abuzimi, çmimi nuk i vendos populizmi, as ai i rrugës, as ai i politikës.Duhen veprime konkrete. Kontrolli i agjensive ligjzbatuese duhet të shtyhet më tej. Këto duhen bërë!” tha Braçe.

Masat që sugjeron deputeti socialist nuk janë të panjohura për kryeministrin Rama. Por duke qenë se në krye të kësaj ekonomie të kapur është vetë Rama, këto do të kalohen në heshtje dhe vlejnë vetëm për të nxjerrë bllof propagandën qeveritare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here