Fluks i madh në Qafë-Thanë, mijëra shtetas të Maqedonisë të Veriut zgjedhin të Shqipërinë për fundjavë…

0
94

Kjo fundjavë ka sjellë një fluks të madh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Ka pasur hyrje të shumta nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.
Ka pasur një numër në rritje të qytetarëve shqiptarë por edhe të huaj të ilët kanë vendosur të kalojnë fundjavën në vendin tonë, kryesisht në bregdet duke qenë se temperaturat kanë qenë të nxehta prej ditësh.

Sipas drejtoriisë vendore të Kufirit dhe Migracionit bëhet e ditur se fluksi i udhëtareve ka qënë i lartë gjatë 24 orëve të fundit.

Janë 4251 udhëtare që kanë zgjedhur të kalojnë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës drejt vendit tonë ndërkohë që përgjatë dy ditëve nga kjo pikë kanë hyrë 7728 shtetas.
Për shmangien e fluksit puna ka vijuar dhe do vijojë me kapacitet të plotë ndërkohë që sipas kësaj drejtorie bëhet e ditur se ky fluksi ka qënë më i larti koheve të fundit përderisa numërohen rreth 14 mijë hyrje dalje kësaj fundjave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here