Dafina Zeqiri publikon një foto me barkun e fryrë dhe fansat mendojnë se ajo është në pritje të ëmbël…

0
100

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë një ndër çiftet më të preferuar të publikut.

Dyshja, ndan shpesh momente nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në Instagram.

Këngëtarja, para disa kohësh zbuloi se partneri i saj i ka propozuar për martesë dhe sigurisht përgjigjja e saj ishte “Po!”.

Ajo publikoi një foto në muajin Shkurt, ku tregonte unazën në gishtin e saj, krahas së cilës shkruan “Pranoj”.

Së fundmi, Dafina përmes një postimi në InstaStory ,e vuri fokusin e kamerës së telefonit te barku i saj i fryrë dhe ka hedhur dyshime , se mund të jetë në pritje të ëmbël.

“Beb apo bukë”, shkruante ajo krah fotos, duke bërë të gjithë ndjekësit të mendojnë se këngëtarja mund të jetë në pritje fëmijës së saj të parë.

Ende nuk dihet nëse ky është një sinjal që tregon se çifti po pret me të vërtetë fëmijën e tyre të parë, apo gjithçka është një shaka e këndshme.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here