Kur do të bëhesh nënë për herë të dytë?”, ja si përgjigjet Rudina Dembacaj, zbulon dhe gjininë e bebit që dëshiron

0
113

Rudina Dembacajt është një personazhet me të komentuar në rrjetet sociale sidomos pas lidhjes e martesën me Mark Frrokun.

Gjithashtu Rudina është mjaft e hapur dhe zhvillon shpesh biseda virtuale me ndjekësit në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Rudina po shijon një histori të bukur dashurie me Mark Frrokun prej disa vitesh, ndërsa më 1 janar të këtij viti ata u martuan. E pas martesës, kurioziteti i fansave të çiftit është nëse do të bëhen prindër.

“Kur do të bëhesh mami për herë të dytë?”, e pyet një nga ndjekëset Rudinën, e cila përgjigjet: “Sa të ndjehem gati. Me vullnet të Zotit, sigurisht!”.

Por, përveç faktit se një fëmijë është në planet e çiftit, Rudina e ka të qartë edhe gjininë e bebit të dytë që dëshiron të sjellë në jetë.

“Të pëlqen ta kesh vajzë fëmijën e dytë apo djalë?”, ishte pyetja që iu bë.

“Vajzë! Motër për Vikin”,– u përgjigj moderatorja, e cila ka një vajzë që quhet Viktoria.

Ajo erdhi në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin, Aleksandër Vorfaj.

Ndërkohë, Marku është baba i katër fëmijëve, të cilët erdhën në jetë nga martesa me ish-gruan, që ka ndërruar jetë prej shumë vitesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here