Rrëzohet nga kati i tretë i banesës, ndërron jetë Albert Taullau. Në 2018-ën iu vendos tritol në pallat, vëllai i tij i shpëtoi dy atentateve

0
70

Ka rënë nga kati i tretë i banesës në Lushnje, duke ndërruar për pasojë jetë 58-vjeçari Albert Taullau.

Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 u shpëtoi dy atentateve. Në qershor të 2019-ës një shpërthim me tritol ndodhi në banesën e Albert Taullaut, por në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes.

Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here