Plagosja e dyfishtë në Tiranë, sekuestrohet “Audi”, shpallen në kërkim edhe dy shokët e autorit

0
111

Shkon në tre numri i personave të shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë mbrëmjen e djeshme te rruga “Todi Shkurti” pranë Qytetit Studenti në Tiranë. Policia njofton se përpos autorit Aldo (Iamandi) Gjini në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë në krim, të cilët janë Njazi Kulla 25 vjeç dhe Besard Pashkaj 22 vjeç. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes.

Por çfarë ndodhi mbrëmë?

Ishte ora rreth 20:30 kur Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u konfliktuan me Aldo (Iamandi) Gjinin për një gërvishtje makine, kur 31-vjeçari shkoi në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand” nxori armën dhe i qëlloi dy shokët, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi. 32 vjeçari Gjoka mori një plumb në shpatull, ndërsa 28 vjeçari Marashi u qëllua në gjoksAldo Gjini

Aldo Gjini është vetëm 31-vjeç, por skeda kriminale është e mbushur me tenativë vrasje në Luksemburg dhe Shqipëri, drogë dhe trafik armësh e municionesh. I riu që prej shkurtit të këtij viti ishte i shpallur në kërkim nga EUROPOL-i lëvizte i qetë dhe i pashqetësuar në Tiranë dhe kudo nëpër Shqipëri.

E shkuara në Itali

Në vitin 2016 ai u arrestua në Askoli të Italisë së bashku me vëllanë dhe një tjetër person me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, heroinë dhe hashash. Por pas mbylljes së hesapeve me drejtësinë italiane nuk hoqi dorë nga problemet.

Plagosja në Luksemburg

Katër vite më vonë, në 24 nëntor 2020 rreth orës 22:30 në Remich në jug-lindje të Luksemburgut shqiptari Aldo (Iamandi) Gjini akuzohet se tentoi që të vrasë një person me armë zjarri, por fatmirësisht shënjestra shpëtoi, pasi plumbat e kapën në këmbë. Gjini arriti që të largohet duke u arratisur drejt atdheut.

Ndërkohë që në 11 shkurt të këtij viti u lëshua urdhër arresti nderkombetar. Autoritetet në Luksemburg e konsiderojnë shqiptarin “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Mediat në Luksemburg shkruanin asokohe se 31-vjeçari “i shumëkërkuar jetonte në Bruksel dhe lëvizte me Mercedes G-AMG”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here