Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri shprehet se kryeministri Edi Rama mashtron me justifikimin se radhët në kufi janë edhe sot me Bullgarisë dhe Greqisë.
Postimi i plotë i Strazimirit në Facebook:
Përveçse mashtron me foton e para 2 muajve, mashtron edhe për thelbin e historisë dhe krahasimin që servir!
Presidenti i Bullgarisë nuk kishte asnjë arsye të qortonte qeverinë, pasi situata zgjati vetëm pak orë dhe u zgjidh gjatë natës, pikërisht se Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Bullgarisë e kishin kryer detyrën e tyre:
Duke u krijuar kushtet qytetarëve të kryenin testin!
Duke bllokuar maunet greke për reciprocitet në kufi!
Bullgarisë, fajin ia kishte greku e jo qeveria, sepse megjithëse bullgarët kishin plotësuar çdo kërkesë, roja e kufirit punonte ngadalë dhe me orar të reduktuar!
Në rastin e Shqipërisë, fajin s’e ka hiç greku por qeveria, që megjithëse nuk krijoi asnjë kusht për të bërë testin pavarësisht se e dinte kërkesën e palës greke, vazhdoi pushimet dhe talljet madje edhe kur ambulanca e qeverisë (aspak në detyrë mesa duket), shtypi një fëmijë 10 vjeçar, që në rrugë e kishte lënë me gjakftohtësi, paramendim dhe kembëngulje QEVERIA, jo e mjera nënë që po sakrifikonte për një jetë më të mirë për të!!!!
Nëse kjo lahet me 5 milionë lekë, atë duhet ta mendojë secili si për fëmijën e vet, çdo shqiptar…
….sigurisht përveç Kryeministrit të vendit, i cili tashmë e ka treguar se sa “baba” është për fëmijën e tij…
KAQ!