Strehoi azilkërkuesin afgan në shtëpi, gazetarja holandeze rrezikon burgun…

0
116

Një gazetare holandeze e cila jeton në Greqi u arrestua nga autoritetet në ishullin Hydra pasi dyshohet se ka strehuar një azilkërkues afgan në shtëpinë e saj. Ajo rrezikon të dënohet me një vit burg.

Ingeborg Beugel, 61 vjeçe ka jetuar prej 40 vitesh në ishullin grek. Ajo punonte si korrenspondente e mediave holandeze.

Mediat e huaja shkruajnë se përveç dënimit prej 1 viti, ajo rrezikon të gjobitet me 5 mijë euro. Beugel tha se u arrestua, pasi banorët e njoftuan policinë për praninë e një azilkërkuesi 23-vjeçar nga Afganistani. Ai po qëndronte në shtëpinë e gazetares përderisa kishte paraqitur ankesë ndaj një vendimi negativ për azil.

Beugel dhe azilkërkuesi afgan u mbajtën një natë në Hydra para se të dërgoheshin në Athinë të lidhur me pranga së bashku. Ajo tha se nuk ka qenë sekret që azilkërkuesi ka qenë duke qëndruar me të dhe se ajo e ka mbuluar rrëfimin e tij si gazetare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here