Diabeti, shkaku kryesor i shkëputjes së retinës në Shqipëri…

0
114

Shkolitja e retinës është një sëmundje e cila mund të çojë deri në humbje të shikimit nëse nuk trajtohet.

Mjeku italian në spitalin amerikan 1, Marko Jakobi, tregon se cilat janë shkaqet më të shpeshta të kësaj sëmundje.

“Janë të shumta sëmundjet q shkaktojnë shkolitje të retinës si diabeti, hipertensioni dhe hepatologjitë e retinës të shkaktuar nga trauma. Këtu në Shqipëri kam hasur diabetin si shkakun kryesor të kësaj sëmundjeje. Në disa raste mund të shkaktojë edhe hemorragji.

Shkëputja e retinës është një ngjarje dramatike për pacientin sepse fillon të ketë probleme edhe me shikimin, madje në disa raste edhe e humbet”, tregon mjeku.

Vizitat periodike tek mjeku okulist janë të domosdoshme. Kjo pasi mund të parandalojë që kjo sëmundje të bëhet kronike. Ai tregon procedurat e trajtimit.

“Pacientët që vuajnë nga këto sëmundje duhet të bëjnë vizita periodike tek mjeku okulist. Kjo sepse ka rrezik dhe nëse shkëputja e retinës nuk trajtohet, të kthehet në sëmundje kronike. Sapo diagnostikohesh me shkëputje të retinës është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Ndërsa nuk ka medikamente që mund ta trajtojnë atë, dhe sa më shumë të lihet pa trajtuar aq më e vështirë bëhet ndërhyrja. Pra është një urgjencë që duhet trajtuar sa me shpejt të jetë e mundur”, thotë më tej mjeku.

Në spitalin Amerikan 1, trajtimi i shkolitjes së retinës trajtohet me procedurat më të fundit të shkencës, nga specialistët më të mirë të fushës.

Një prej të cilëve edhe kirurgu italian Marko Jakobi, i cili prej 10 vitesh është pjesë e stafit të spitalit amerikan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here