KOHË TË ZYMTA, PO VIJNË PËR ATA QË URREJNË KOMBIN!!

0
127

Nga Dritan Kaba

Znj.Yuri Kim, ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, më 29 tetor merr votën në Senatin Amerikan. Znj. Kim do përfaqësojë politikën zyrtare të SHBA dhe Presidentit Trump.
Deri më sot kemi pasur një ambasadore “acting” e quajtur Leyla Moses. Nëse doni të dini sa keta ambasadorë janë në shërbim të administratës amerikane dhe Presidentit, duhet të shihni si gënjeu pa asnjë fakt në dëm të Presidentit Trump ambasadori “acting” në Ukrainë Bill Taylor.

Ky ambasador dëshmoi në Kongres për fakte që as nuk kishte dijeni duke u kapur gafil në dëshminë e tij nga pyetjet e kongresmenëve republikanë. Si Bill dhe Leyla janë të njëjtë. Ata kanë të njëjtën urrejtje ndaj Presidentit Trump dhe republikanëve. Këta zyrtarë arrijnë deri aty sa të gënjejnë për gjithçka nëse “mentori” i tyre Soros ia kërkon. Këta janë kundër kujtdo, që është në shërbim të kombit të tij, familjes dhe beson në Zot. Ata mbështesin këdo, që është një ligavec, i cili është gati të bëjë gjithçka. Të shesë të ardhmen, sigurinë, të tashmen e kombit të tij për llogari të “mentorit” të tyre Soros.
Shembujt i keni të njëllojtë si në Shqipëri ashtu edhe në Ukrainë.
Përpjekjet e tyre për tu shitur ndryshe janë mjerane, sidomos në Shqipëri.
Është e vetmja ambasadë që ditën kur u zgjodh Presidenti Trump mbyllën pritjen sikur të kishin zi kombëtare.

Edhe mesazhin e parë, por shumë të rrallë të Presidentit Trump, e pasqyruan pas një viti në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook.
Prandaj ardhja e ambasadores së re znj. Yuri Kim është një shpresë për ata që duan dhe janë gati të japin jetën për kombin, që sakrifikojnë për familjen shqiptare dhe besojnë në Zot.

Ata, që janë gati të shesin tokat e shqiptarëve në Kosovë, Vuçiçit, për llogari të ëndrrës së serbomëdhenjve.
Ata, që po shkatërrojnë me qëllim shtyllën kurrizore të Kombit, që janë fermerët dhe biznesin e të vetëpunësuarve ose ndryshe biznesin e vogël dhe të mesëm familjar, për llogari të oligarkëve..
Ata, që janë gati për poltronin të mbushin vendin me drogë duke shkatërruar të ardhmen e vendit, rininë dhe me anë të drogës po shkatërrojnë familjen shqiptare, bërthamen e Kombit.

Ata, që janë gati që taksat e shqiptarëve t’ia dhurojnë katër apo pesë oligarkëve nëpërmjet PPP-ve vrastare dhe hiperkorruptive, thjesht për të mbajtur poltronin në kurriz të së ardhmes ekonomike të vendit.
Ata, që po bëjnë çmos të largojnë nga vendi çdo shqiptar të ndershëm me anë te presionit qeveritar, duke i vënë bizneseve të vogla dhe të mesme bandën e tatimeve në kurriz. Duke i hequr mundësitë e konkurrimit shqiptarëve normalë, si për punë në administratë apo bizneseve duke i hequr mundësinë e pjesëmarrjes në tendera publike nëse nuk janë pjesë e oborrit rilindas.
Ata, që po e kthejnë rininë shqiptare në skllevër modernë të Evropës duke i detyruar të braktisin vendin për shkak të arrogancës, hajdutllëkut, padijes, injorancës dhe makutërisë që nuk ka *kut* që i mat po ju vijnë ditë të këqija.
Shumë të këqija.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here