Braimllari: Qeveria dhe pushteti vendor monist i Rilindjes kanë përdorur buxhetin e shtetit duke kryer prokurime në kundërshtim me ligjin

0
186

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, ‘Rilindja’, ka kryer prokurime fiktive të paracaktuara në pushtetin qendror dhe vendor.

“Jo pa qëllim qeveria dhe pushteti vendor monist i Rilindjes kanë përdorur buxhetin e shtetit duke kryer prokurime të paracaktuara në kundërshtim me ligjin sepse paratë i duheshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve në 25 prill.”,- është shprehur më tej Braimllari, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Postimi i tij i plotë:

Rilindja ne gjashte mujorin e pare te ketij viti ka kryer prokurime fiktive te paracaktuara ne pushtetin qendror dhe vendor.
“Sipas analizes se Open Data vetem ne gjashte mujorin e pare u zhvilluan 426 prokurime me probleme ne barazine e gares dhe 273 ne mungese totale te konkurrences”
Mungesa e konkurrences behet per te favorizuar bizneset e qeverise dhe per ti perdorur parate ne fushate zgjedhore ashtu siç ndodhi me 25 prill.
Jo pa qellim qeveria dhe pushteti vendor monist i Rilindjes kane perdorur buxhetin e shtetit duke kryer prokurime te paracaktuara ne kundershtim me ligjin sepse parate i duheshin per te deformuar vullnetin e qytetareve ne 25 prill.
May be an image of 1 person, standing and indoor
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here