Vrasja e Saimir Beqirit, SPAK merr dosjen nga Elbasani, ka prova të reja

0
325

Prokuroria e Posaçme SPAK, mësohet se ka marrë në dorë dosjen e vrasjes së Saimir Beqirit, nga prokuroria e Elbasanit.

Mësohet se dosja është marr nga SPAK pas një kërkese të dorëzuar ditën e sotme në prokurorinë e Elbasanit. Sipas burimeve mësohet se ka prova të reja për ekzekutimin e ndodhur në prill 2016, ku Saimir Beqiri u ndoq nga vrasësit, ku një prej tyre ishte maskuar me paruke.

Po sipas të njëjtave burime, mësohet se dyshimet pas vrasjes nga ana e grupit hetimor ishin mbi fisin ‘Çapja’. Ardjan dhe Florenc Çapja akuzohen si porositësit e ekzekutimit mafioz të vëllait të Saimirit, Gentian Beqiri.

Kujtojmë se SPAK, 4 ditë më parë ka dorëzuar në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjen dhe 5 të pandehurve të tjerë për vrasjen e babë e bir, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012, ndërsa hetimet në kuadër të të njëjtës dosje kanë vazhduar në sekret edhe për vrasjen e djalit tjetër të familjes Beqiri, Saimir Beqirit.

Ky i fundit është vrarë mëngjesin e 11 prillit 2016, pak muaj pas masakrës së Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe të plagosur 8 persona. Mes të vrarëve në këtë ngjarje, vëllai i Ardian Çapjes, Agron Çapja dhe nipi i tij, Ardit Sinakllori. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe Florenc Çapja.

Nga hetimet e deritanishme, edhe vrasja e Sajmir Beqirit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes dy familjeve.

Gjithashtu, në këtë dosje është duke u hetuar edhe një rast i trafikut të lëndëve narkotike prej 260 kg kanabis, ku nga përgjimet ka dalë emri i një personi tashmë të shpallur në kërkim për një dosje tjetër të trafikut të kokainës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here