Vrasja e Carolinës, gazetari grek: E mori atë që 14 vjeçe, vrasja nuk bëhet nga pasioni…e konsideronte si pronë…

0
216

Vrasja e 20-vjeçares Caroline në Athinë të Greqisë nga bashkëshorti i saj ka tronditur opinionin publik në shtetin grek, por edhe në mbarë botën.

Mësohet se krimi ka ndodhur, pasi Carolina ka rrëfyer për Babis se kishte ndërmend të ndahej nga ai e se me vete do ta merrte edhe beben e tyre.

Nga ky moment, çifti ka pasur përplasje dhe debate, derisa në fund sa duket, gjithçka përfundoi tragjikisht, me vrasjen e të resë.

Një nga gazetarët grek ka shkruar gjerë e gjatë për ngjarjen që ka tronditur opinionin publik, teksa thotë se Babis e kishte marrë Carolinën që 14 vjeçe dhe se e konsideronte atë si pronën e tij.

Sipas gazetarit, Babis e ka vrarë Carolinën, sepse ata më herët janë konfliktuar ashpër me njëri-tjetrin.

“Qartë dhe pa asnjë hezitim: Vrasja e asnjë gruaje nuk bëhet nga pasioni. Të gjitha këto janë justifikime për të ulur intensitetin e krimit. Ai e kishte marrë Carolinën që 14 vjeçe dhe e konsideronte pronë. Kaq është e gjitha”, ka shkruar gazetari i njohur në Greqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here