Mbyllet me sukses trajnimi, avionët F-16 grekë fluturuan me bombarduesin amerikan

0
126

Këtë të mërkurë është mbyllur me sukses trajnimi i përbashkët operacional midis Forcave të Armatosura Greke dhe një bombarduesi strategjik të avionëve B-52 të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Mediat bëjnë me dije se ky trajnim ka filluar të hënën e 14 qershorit, me pjesëmarrjen, nga pala greke, të një numri avionësh luftarakë F-16.

Siç u njoftua, misionet e Sulmit dhe Mbrojtjes së Aseteve me Vlerë të Lartë u kryen me alternime në rolin e sulmuesit dhe të Forcës së Shoqërimit.

“Shpata Spartane” është një bashkëpunim tjetër trajnues me Forcat e Armatosura të SHBA-së, në kuadër të planit strategjik të GEETHA për azhurnimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të përbashkëta me miq dhe aleatë, ku shkëmbehen përvoja të vlefshme, në misione tepër komplekse, duke maksimizuar përfitimin operacional të ED të vendeve pjesëmarrëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here