“Gati për t’u stërvitur”, Eriksen befason shokët e përfaqësueses, nuk i ka humbur sensi i humorit

0
87

Christian Eriksen lëshon sinjale plot shpresë e kurajo pas atij momenti ku tronditi botën. Martin Schoots, agjenti dhe miku i tij, ka rrëfyer bisedën që ka bërë me fantazistin danez duke konfirmuar se Eriksen ndihet mirë, madje është i gatshëm të stërvitet:

“Ishte i lumtur sepse kuptoi se sa shumë dashuri e rrethonte. I kanë ardhur mesazhe nga e gjithë bota por është prekur më shumë nga mesazhet e Inter, jo vetëm të lojtarëve por edhe të tifozëve. Ai i falënderon të gjithë dhe të gjithëve i thotë se nuk ka ndërmend të heq dorë, ai dëshiron ti rikthehet jetës së dikurshme”, u shpreh agjenti i Eriksen në një prononcim për “Corriere dello Sport”.

Eriksen 3

Edhe në bisedën që ka pasur me shokët e skuadrës në përfaqësuese, Eriksen iu drejtua me fjalët se është i gatshëm të nis stërvitjen, për të zbritur në fushë kundër Belgjikës së Lukakut, i cili i dedikojë golat kundër Rusisë.

Sigurisht kjo është e pamundur, mbetet ende për të kuptuar se çfarë e shkaktoi atë arrest kardiak, por të paktën nuk i ka humbur sensi i humorit dhe dëshira për tu rikthyer sërish në fushë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here