Sukth/ E përplas “BMW-ja”, ndërron jetë këmbësorja 72-vjeçare

0
103

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës, me pasojë vdekjen e një personi.

Policia njofton se një mjet tip “BMW”, i drejtuar nga një 20-vjeçar, ka përplasur këmbësoren 72-vjeçare N. L., e cila ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2021, rreth orës 19:00, në Sukth, Durrës, shtetasi A. A., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen N. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

 

 

Drejtuesi i mjetit eshte i pajisur me leje drejtimi, si dhe eshte shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Nga testi i kryer eshte konstatuar se nuk ka perdorur pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here