Flasin Emergjencat Civile: Teperaturat deri në -20 gradë, borë edhe në bregdet

0
183

Emergjencat Civile paralajmërojnë se temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë, ndërsa reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdetare.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi sot se aktualisht 1/3 e vendit është e zbardhur. Ai bëri me dije se situata në vend po monitorohet, ndërsa nuk ka raste të rënda dhe se akset në gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë.

Prençi paralajmëroi se, “në tre ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe Shqipëria e mesme do të ketë ngrica”.

Po sipas tij, “Kompanitë kontraktore nuk kanë kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën, sot janë marrë masa urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën. Janë ngritur shtabet e emergjencave në të gjitha qarqe”, evidentoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here