Luajm sot kundër Çekisë, ja formacioni që do zbresë në fushë Edi Reja

0
99

Shqipëria që do të zbresë në fushë ndaj Republikës Çeke do të jetë e ndryshme në emra, por jo në mënyrën se si do të përballojë duelin. Trajneri Edi Reja duket se po bëhet gati për ndryshime në formacion, dukë bërë lëvizje në çdo repart, sipas sinjaleve që vijnë nga stërvitja e fundit në Pragë ku ai ka zhvilluar një ndeshje brenda grupit.

Në atë që duhet të jetë formacioni titullar dhe u provua si i tillë, Shqipëria rreshtohej me Selmanin në portë dhe para tij mbijetonte në treshen e prapavijës vetëm Gjimshiti. Dy të tjerët përkrah mbrojtësit ishin Veseli dhe Ajeti. Ndërkohë, në krahë përsëritej rreshtimi i Dokës në të djathtë ndërsa majtas luante Trashi në vend të Lenjanit.

Sa i përket qendrës së mesfushës, Reja sot ka provuar treshen Abrashi-Laçi-Kallaku, duke shpresuar të ketë pak më shumë fantazi në këtë repart se sa ndeshja me Uellsin. Kurse në sulm, Balaj mbetej mes titullarëve, me Seferin e rreshtuar përkrah tij në vend të Manajt.

Këto ndryshime priten të konfirmohen vetëm pak orë para ndeshjes, pasi Reja ka treguar shpesh se ndërron mendje mendje në orën e fundit.,Megjithatë, tashmë është e qartë se çdo lloj ndryshimi nuk do të ndikojë në manovrën e kombëtares e cila sipas vetë Rejas duhet të jetë e fokusuar në mbrojtje dhe në kundërsulm dhe këtij orientimi nuk i shmangen as miqësoret ku rezultati ka pak rëndësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here