Jo vetëm Agron Shehaj, edhe Fatbardh Kadilli takon Yuri Kim. Çfarë u diskutua mes palëve

0
172

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Takimi vjen pak ditë nga takimi me dyer të mbyllura mes Kim dhe kandidatit tjetër për kreun e PD-së, Agron Shehaj.

Fatbardh Kadilli tregon se biseda u përqëndrua te zhvillimet politike në PD dhe në vend. Ai shton se është i lumtur që shprehu në takimin një zë të protestës kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri por edhe në partinë e tij.

Kadilli sqaron më tej se me Ambasadoren kanë ndarë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane.

Reagimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të zhilloja një takim të gjatë dhe të frytshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Yuri Kim. Biseda u përqëndrua te zhvillimet politike në PD dhe në vend. Jam i lumtur që shpreha në takimin me të dërguarën e vendit më demokratik në botë, dhe aleatit strategjik të Shqipërisë, një zë të protestës kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri por edhe në partinë time, siç edhe shpalosa Manifestin Politik, jo vetëm për demokratët, por edhe shoqërinë. Me zonjën Kim ndamë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane. Gjithashtu në takim nënvizuan faktin e pamohueshëm se Uashingtoni dhe Shqipëria, nën udhëheqjen e PD kanë punuar bashkë dhe bërë shumë gjëra të mira. Për gjërat e mira, për të ardhmen, por edhe ruajtjen e traditës dhe mësimeve të saj, ishte biseda sot. Si kandidat për kryetar i PD dhe si demokrat nuk mund të mos i shpreh mirënjohjen Ambasdores Kim dhe vendit të saj te i cili shohim jo vetëm partneritetin dhe miqësinë, por edhe misionin e përbashkët për një botë më të mirë dhe të ardhme më të sigurt.Zoti e bekoftë Shqipërinë! God bless United State of America!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here