Florenc Drizari
Ristani – Lutajt: Dëgjo, se ti kishe ato shijet që ka kryetari jot, por unë s’jam këtu për të ta fut.
Lutaj – Ristanit: I ke buzët e holla.
Komisioni i Ligjeve rrëzoi me shumicën e votave të koalicionit qeveritar dekretin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishnai, lidhur me kthimin e aktit normativ të qeverisë për nëpunësin civil. Mbledhja e djeshme e komisionit u shoqërua me debate të ashpra deri në fyerje mes deputetëve të majtë dhe të djathtë, ndërkohë që dekreti i kreut të shtetit kaloi për votim në senancë plenare. Shkëmbime akuzash të ndërsjellta pati mes deputetit socialist Piro Lutaj dhe deputetit demokrat Arben Ristani.
Nga ana e tyre demokratë përkrahen argumentat e Presidentit, për të rishikuar ligjshmërinë edhe në përputhje me Kushtetutën të aktit normativ që shtyn me gjashtë muaj kohë efektet e ligjit për nëpunësin civil, ndërsa socialistët hodhën poshtë argumentet e kreut të shtetit, duke e akuzuar atë se me vendimin e marrë, është bërë palë me Partinë Demokratike. Relatorja e shqyrtimit të dekretit në Komisionin e Ligjeve, Vasilika Hysi hodhi poshtë çdo argumen ligjor të presidentit Nishani, duke thënë se ato nuk qëndrojnë juridikisht përballë nismës së marrë nga mazhoranca. Në tërësi, mazhoranca e majtë i qëndroi debateve të mëparshme të bëra për ligjin e nëpunësit civil. Deputetët e opozitës kërkuan rihapjen e debateve, dukër kërkuar argumente shtesë nga dy përfaqësuesit e qeverisë, që ishin në sallë, ministres Harito dhe Celibashi, por zyrtarët e qeverisë thanë se kjo çështje është shteruar më parë dhe qeveria i qëndron vendimit të saj, për shtyrjen me 6 muaj të ligjit për nëpunësin civil.
Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin,Celibashi theksoi se qeveria i qëndron të njëjtit argument të saj në lidhje me domosdoshmërinë e këtij Akti Normativ.
“Ne e kemi parë këtë si një të drejtë dhe kompetencë të Presidentit të garantuar nga Kushtetuta. Ka qenë vlerësimi dhe gjykimi i tij për ta ushtruar këtë të drejtë. Ne pa diskutim si qeveri i qëndrojmë të njëjtave argumente që kemi dhënë në lidhje me nevojën e këtij akti normativ. Është çështja e Kuvendit, pastaj për të vlerësuar nëse ky dekret duhet të miratohet apo të rrëzohet”, – u shpreh Celibashi.
Nga ana e tyre, deputetët e opozitës në Komision kërkuan që pas kthimit të këtij Akti Normativ në Kuvend, qeveria është e detyruar që të japë përgjigje në lidhje me çështjet që Presidenti shtron në argumentimin e tij mbi çështjen në fjalë.
“Kush është nevoja dhe urgjenca? Qeveria u përpoq të na tregone sesi do te zhbënte administratën midis datës 1 tetor – 31 dhjetor. Nga data 1 janar-1 prill 2014 ky ligj nuk i lë të bëjë me veprime, pra nga ajo periudhë ka hallin si të nxjërrë sopatën dhe ta masakroje administratën. Sot janë qindra dhe mijëra presin neë radhe për të humbur vendet e punës. Kjo është urgjenca që ka qeveria dhe asnjë tjetër”, u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Nga ana e tij, deputeti Armando Subashi, akuzoi kreun e shtetit për argumente të dobta në kthimin e aktit normativ të qeverisë, akt i cili kaloi me shumicë të cilësuar votash në Kuvendin e Shqipërisë.
“Presidenti përdori të vetmen mundesi që kishte për të qenë në sherbim të opozites, te kthente Aktin Normativ ne Kuvend. Konstatoj që këtë mund të ketë shkruar personalisht Presidenti, sepse nuk besoj që niveli i keshilltarëve do të ishte aq i ulët nga pikepamja juridike”, u shprehdeputeti socialist Armando Subashi.
Pas diskutimeve të shumta, anëtarët e mazhorancës në Komision miratuan propozimin e relatores së çështjes, Vasilika Hysi për rrëzimin e dekretit nr. 8383, datë 08.11.2013 “Për kthimin e ligjit nr.161/2013 “Për miratimin e Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 30.09.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”.
Diskutohet sot tek “Ligjet”
Gati grupi i deputetëve për hetimin e kryeinspektores Xhuka, opozita kundër
Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ligjeve, mazhoranca paralajmeroi futjen ne rendin e ditës të Komisionit ngritjen e një grupi kontrolli parlamentar për Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive.
Ky vendim për mbikëqyrjen e veprimtarisë së ILDKP-së dhe kryeinspektores Zana Xhuka, pritet të merret këtë të martë, ndërkohë që gjatë mbledhjes së djeshme, opozita reagoi ashpër duke e cilesuar një veprim antidemokratik nismën e mazhorancës.
“Disa nëpunës në ILDKP kane depozituar kërkesë në Prokurori. Mbyllni gojën, prisni të flasë Prokuroria. Ju Prokurorinë s’e bëni dot këtu. Në vëndet e BE institucionet e pavarura respektohen, në vendet e otomanizmit ka arbraritete, arrogancë, gjithëpushtetshmëri dhe sulltan të madherishem”, -u shpreh deputeti demokrat Eduart Halimi.
Nga ana e tij, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se ky komision është në të drejtën e tij, neni 102 i rregullores për shqyrtimin e kësaj nisme. “Përsa i përket anës proceduriale, kjo pikë ishte parashikuar për sot për shkak se hyri dekreti edhe për shkak të detyrimit që kemi për përparësinë që kanë dekretet e Presidentit, është shtyrë për nesër. I gjithë materiali është gati që nga java e kaluar, gjendet pranë sekretarisë së komisionit dhe deputetët janë të lirë ta shqyrtojnë”, – deklaroi Xhafaj.
Debate në Komisionin e Ligjeve, fyerje mes deputetit Piro Lutaj dhe Arben Ristani
Oerd Bylykbashi: Keni bërë gjënë të paparë. Nuk ka ndodh ndonjeherë. Sot neve kemi dy ligje në fuqi.
Bashkim Fino: Ca thua more, keni bërë gjë të paparë thotë.
Oerd Bylykbashi: Z. Fino më dëgjo. Do të mëso dy gjëra po më dëgjove z. Lutaj.
Piro Lutaj: Ti më pëlqen vetëm për bukuri, për fjalë nuk më pëlqen. Këtë ta dish.
Oerd Bylykbashi: Po shif se paske probleme të tjera. Ta shpjegoj vend tjetër. Sot është një tupr juridik dhe kushtetues ky që ka ndodh sot. Kemi dy ligje në fuqi në të njëjtën kohe. Një kaos juridik që ka prodhuar kjo qeveri, ky parlament.
Bashkim Fino: Vetëm Saliu me ty mund ta shpie përpara këtë vend.
Spartak Braho: Do ta tërheq fjalën. Në orën 2 keni mitingun (deputetëve të PD-së) edhe mos e zgjesim z. Xhafaj, ka ardhur koha për votim.
Arben Ristani: Të jesh shumicë është kusht për të qenë xheneroz, kusht për ta shihuar pushtetin e shumicës, edhe për t’i respektuar kundërshtarët që janë më të vegjël në numër dhe për mua është shumë e gabuar që të sillesh me këtë lloj arrogance.
Piro Lutaj: Ti je treguar xheneroz ti…
Arben Ristani: Po pra, të sillesh me këtë lloj arrogance…
Piro Lutaj: Ti ke treguar se e fusje krahun gëlldap në kuti
Arben Ristani: Dëgjo se ti kishe ato shijet që ka kryetar jot, por unë s’jam këtu për të ta fut. Një herë tjetër e diskutojmë edhe këtë punën e të futmes.
Piro Lutaj: Atë çështjen e të futmes… ndërhyrje jashtë mikrofonit
Bashkim Fino: Kryetar duhet të mbash qëndrim. S’mund ta lejosh atë të ofendojë.
Arben Ristani – Piro Lutajt: Meqë ke shije të tilla, ta bisedojmë bashkë.
Piro Lutaj: I ke buzët e holla.
Bashkim Fino: Z. Kryetar mbaj qëndrim. Duhet të dali përjashta.
Piro Lutaj – Ristanit: Ti je një palaço… që ke prish çdo sistem zgjedhor në Shqipëri…
Bashkim Fino: Z. Kryetar zbato rregulloren.
Fatmir Xhafaj: Z. Lutaj!
Bashkim Fino: E mban mend si e hoqi Rusmali dhe e nxorri përjashta? – Xhafës.
Fatmir Xhafaj: Ta lëmë z. Ristani të flasi
Bashkim Fino: Si ta lëm të flasi. Ore do kërkojmë heqjen tënde si kryetar, merr masa aty në bazë të rregullores, s’ka të drejtë të ofendojë ai. E mban mend se çfarë bënte Rusmali? Dhe e shkonte emri tek Jozefina Sajmirit. Mbaj qëndrim aty. Të thotë çfarë të dojë ai, por jo të ofendojë kolegët.
Nard Ndoka: Po kolegu e ndërpreu tre herë mor burrë.
Edi Paloka: Po kur e tha ai pse nuk e ndërpreu?
Bashkim Fino: Jo nuk e tha ashtu. I tha kryetarit ai jo atij.
Arben Ristani – Piro Lutajt: Atë plehrën, e bisedojmë bashkë.
Piro Lutaj: E ke pas bile, e ke pas po ta them prap.
Arben Ristani: Nuk dua të bi në nivelin tat.
Piro Lutaj: Fol siç ke folur.
Arben Ristani: Ke ardh këtu në Tiranë ti.
Fatmir Xhafaj: Z. Lutaj, të ruani qetësinë të gjithë.