Rama zgjedh Erdoganin, përpara Partisë Socialiste

0
229

Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste nuk është një ngjarje e rëndomtë, por pavarësisht nga kjo kryetari i partisë, Edi Rama, ka vendosur që mes pjesëmarrjes aty dhe një vizite “të papritur” në Turqi, të zgjedhë këtë të fundit.

Meqenëse mbledhja do të zhvillohet online, ekziston një shans që ai të futet në komunikim që nga Turia por kjo mbetet për tu parë.

Mësohet se Edi Rama, do të niset pasditen e sotme në orën 17.30 drejt Stambollit. Nuk dihen arsyet e vërteta të këtij udhëtimi urgjent, por vetëm një mik konfidencial si presidenti Erdogan ose për arsyet të forta shëndetësore, mund ta kenë detyruar Ramën që të braktisë Asamblenë e PS-së në një mbledhje ku priten vendime të rëndësishme.

 

 

Në mungesë të tij, do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do e drejtojë mbledhjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here