Takimi me biznesin e vogël / Tërhiqet Rama: Ambulantët dhe zanatçinjtë nuk do të paguajnë taksa, certifikatë për “të rregulltit”

0
97

biznesi i vogel ushqimore

 

Masat e forta të marra në kuadër të aksionit kundër informalitetit kanë sjellë shqetësime të shumta tek biznesi, sidomos tek ai i vogël që ankohet për kontrolle të tatimorëve edhe tri herë në javë. Në takimin me përfaqësues të biznesit të vogël, Kryeministri Rama tha se për të shmangur këto probleme qeveria ka përgatitur një masë të re. “Çdo biznes i vogël që është i regjistruar dhe ka kasë të vendosë një certifikatë “biznes i rregullt”. Kjo do të ndajë të rregulltit nga të parregulltit dhe tatimorët do të merren me të parregulltit dhe jo të vijnë herë pas here”, – deklaroi ai. Ndërkaq, në këtë takim, Kryeministri bëri të ditur tërheqjen e radhës nga masat e ashpra ndaj biznesit të vogël, ku tha se qeveria do të heqë taksën prej 25 mijë lekësh të reja për shitësit ambulantë, ata që shesin në tregjet e lagjeve dhe ata që jetojnë me zeje. “Ambulantët, ata që shesin në tregjet e lagjeve, ata që punojnë në zanate, si rrobaqepësi, elektricistë, këpucar etj., nuk do të paguajnë taksa”, – pohoi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë pohoi se operacioni mund të dëmtojë edhe ata që janë në rregull dhe në këto kushte theksoi ai biznes i vogël mund të dëshmojë me raste konkrete sesi i shqetëson administrata. “Operacioni ka edhe një rrezik tjetër, që mund të jetë i padrejtë dhe i pabarabartë. Mund të shikohet dhe të zbatohet si ndëshkimor edhe pse nuk është kjo arsyeja kryesore. Biznesi është sfilitur nga kanceri i informalitetit. Ky nuk është aksion, por proces që synon transformimin në Shqipëri. Por, qeveria po trajnon tatimorët. Kjo po ndodh gjithë javën përfshi fundjavën. Ne do të trajnojmë biznesin e vogël. Do të përgatisim edhe një manual. Do të trajnojmë bizneset e vogla për detyrimet që duhet të plotësojnë dhe si duhet të mbrohen nga arbitrariteti i administratës tatimore. Administrata është larg integritetit që synojmë”, – tha Kryeministri. Por përpos problemeve, sipas Ramës, aksioni kundër informalitetit i ka dhënë rezultatet e tij. “Nëse sot kemi 128 mijë njerëz të regjistruar në 45 ditë, që është sa një bashki e madhe, mendoni ju se gjoba nuk ka rëndësinë e vet? Nuk e mban atë punonjësin të paregjistruar me 250 mijë lekë se llogaria të del mbrapsht. Po e kapën, gjobë 5 mln”, – theksoi Kryeministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here