Procesi /   Konfiskimi i 5 mln eurove të Ismailajt, Gjykata nuk vendos dot, kërkon prova

0
153

 

 

 

kastriot islamiGjykata e Krimeve të Rënda javën e ardhshme do të nisë procesin për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, e cila kërkon konfiskimin e pasurisë së Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve ndaj CEZ-it

 

Për kërkesën e Prokurorisë në lidhje me konfiskim të pasurive të Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë “Debt International Advisory” (DIA) dhe nënës së tij Lutfije Ismailajt, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk merr vendim. Si rezultat i punës hetimore të deritanishme, rezulton se përmes shoqërisë së tij “Adriatic Development Corporation LTD” kontraktuar nga CEZ për mbledhjen e borxheve, Kastriot Ismailaj kishte kryer transferta të dyshimta bankare në drejtim të vendeve që konsiderohen si “parajsa fiskale”.

 

Procesi

Gjykata e Krimeve të Rënda javën e ardhshme do të nisë procesin për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, e cila kërkon konfiskimin e pasurisë së Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve ndaj CEZ. Pasuria 5 milionë euro e Kastriot Ismailajt, personit të hetuar për pastrim parash dhe aferave me mbledhjen e borxheve ndaj CEZ ka vënë përballë në një debat Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe avokatin e Ismailjat në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Edhe pse në seancë do të vendosej për konfiskimin ose jo të pasurisë e tij, vetë Ismailaj kishte zgjedhur të mos ishte i pranishëm por të mbrohej nga avokati Vladimir Meçi. “Këtë pasuri Ismailaj e ka vënë prej vitit 2005 dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë objekt i ligjit Antimafia” deklaroi Meçi. Por për avokatin Gentian Trenova gjykata duhet ta konfiskojë për llogari të shtetit këtë vlerë, pasi ajo rezulton se është krijuar si pasojë e pastrimit të produkteve penale. Kryesuesi i kësaj seance Sandër Simoni vendosi të hapë procesin gjyqësor duke i dhënë mundësi palëve të paraqesin provat mbi këtë pasuri. Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i avokatit të Ismailjat i cili ka deklaruar se ai do të justifikojë pasurinë e cila vjen nga biznese të ligjshme. “Kastriot Ismailaj i ka paratë nga veprimtari të ligjshme, do të vërtetojmë burimin, nuk ka lidhje me pastrim parash. Kërkesa e prokurorisë të hidhet poshtë. Pasurinë Ismailaj nuk e ka bërë në vitet 2010-2014 siç pretendon prokuroria, por i ka bërë nga vitit 2005 me punë të ligjshme“, u shpreh avokati Vladimir Meçe.

 

Prokuroria

Kërkesa e prokurorisë për konfiskimin e kësaj pasurie vjen pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe sekuestros preventimeve që Krimet e Rënda kanë bërë mbi llogarit e Ismalijat ku në total në dy llogari të ndryshme në bankat e nivelit të dytë janë gjetur 5 milion euro cash. Javën e ardhshme kur pritet të nisë shqyrtimi gjyqësor i kërkesës së Prokurorisë, avokati do të paraqesë burimin e ë ardhurave të Kastriot Ismailajt. Ai akuzohet për mashtrim në shuma të mëdha dhe pastrim parash në bashkëpunim.

 

Akuzat

Kastriot Ismailaj, administratori i DIA­s, kompanisë që u kontraktua nga kompania çeke CEZ shpërndarje, dyshohet të ketë përvetësuar përmes skemës mashtruese një shumë prej 4.8 milionë euro, në bashkëpunim me ish-kreun e bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hejsek përgjatë periudhës nëntor 2010­tetor 2011. Ditën e sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda mori në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e llogarive të shoqërisë “Adriatic Development Corporation LTD” të Kastriot Ismailaj në vlerat 3.2 milionë USD dhe 450.000 euro, por kërkoi kohë për ta shqyrtuar provat e vëna në dispozicion nga prokuroria. Si rezultati hetimeve të organit të akuzës, nga verifikimet e të ardhurave të të afërmve të Ismailajt, rezulton së në llogarinë e nënës së tij janë gjetur shuma të konsiderueshme parash, për të cilat është kërkuar konfiskimi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here