Banka Botërore /  OK luftës kundër informalitetit, por të mos rritet varfëria!  

0
162

 

images (2)“Qeveria pjesës së varfër të shoqërisë duhet t’i japë një mbështetje. Roli i asistencës sociale është mjaft i rëndësishëm, lidhet dhe me impaktin që krijon kjo reformë. Çdo qeveri duhet të mundësojë asistencë sociale”

Konsumi pritet të jetë në ulje gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim, faktor rënia e besimit të konsumatorit dhe remitancave

 Ervin Kaduku

“Qeveria do të duhet të sigurojë mekanizma të mjaftueshëm socialë për të adresuar pasojat apo çështjet afatshkurtra që mund të dalin mbi segmentet më të varfra të shoqërisë. Në këtë pikë, roli i paketave të mbrojtjes sociale, përshtatja e tyre për t’iu përgjigjur direkt çdo pasoje që këto reforma kanë mbi shtresat në nevojë është kritik”, – tha dje në Tiranë Tahseen Sayed, drejtorja e BB për Shqipërinë. Veç mbrojtjes ndaj të varfërve, Banka ka nënvizuar se një tjetër element kritik do të jetë ndershmëria e saj. Tahseen Sayed tha se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.
“Dy gjëra që dua t’i theksoj. Së pari lufta kundër informalitetit duhet të jetë e vazhdueshme dhe së dyti duhet të zbatohet ndershmërisht në të gjitha segmentet e ekonomisë dhe biznesit, çka krijon besueshmëri në sytë e publikut, që reformat janë të ndershme dhe zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë”, – tha Sayed.

Znj. Sayed deklaroi se nuk jepte komente në lidhje me faktin nëse i gjithë ky aksion do të ndikonte në një rritje më të lartë ekonomike.
Në raportin e fundit mbi gjendjen e ekonomive rajonale, banka vëren se rritja ekonomike mbetet sërish e dobët në Shqipëri dhe e pamjaftueshme për të ndikuar mirëqënien e pjesës më të madhe të familjeve, të cilat mund të detyrohen të shkurtojnë sërish konsumin.
“Konsumi pritet të jetë në ulje gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim. Një faktor që pritet të zhduket me kalimin e kohës, me përmirësimin e situatës ekonomike në vendet nga të cilat vijnë remitancat në Shqipëri. E dyta është besimi konsumator që duket se nuk po kthehet në nivelet mesatare afatgjatë. Kjo mund të lidhet me shumë arsye dhe situatën ende problematike të tregut të punës. Pavarësisht përmirësimeve të fundit, papunësia është e lartë, pjesëmarrja në forcën e punës është tepër e ulët dhe nga ana tjetër mund të ndikojnë përpjekjet për formalizimin e ekonomisë. Ndoshta për një kohë të shkurtër mund të jetë ndonjë goditje në konsum”, – tha edhe Ilda Shijaku, zyrtare e BB.
Banka deklaroi se rikthimi i rritjes së shpejte ekonomike do të varet nga se zbatimi i reformave që nxisin rritjen e prodhimit dhe produktivitetin.
“Krijimi i mundësive për një pjesëmarrje më të madhe të fuqisë punëtore, investimet në kapitalin njerëzor, përmbysja e tendencave të emigracionit të lartë, dhe krijimi i mundësive për të gjeneruar të ardhura në vend, do të ndihmojë motivimin e individëve të rinj për të qëndruar në vend ose për t’u kthyer nga jashtë”, – tha nga ana e saj Ellen Goldstein, drejtore për Evropën Juglindore për Bankën Botërore, Dhe jo vetëm për të trajtuar sfidën e moshimit, por edhe rritjen e mundshme të cilësisë dhe sasisë së kapitalit njerëzor në vendet e Ballkanit”.

Sipas BB, duhet të merren masa për ndryshimin e sjelljes për të ulur ndikimet negative në transformimet demografike të vazhdueshme në rajon, sidomos moshimin dhe tkurrjen e shoqërive të saj. Ndërkohë që kapaciteti prodhues tkurret, ndryshimet demografike mund të dëmtojnë rritjen dhe ka gjasa të intensifikojnë trysninë ndaj financave publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here