Rakip Suli vendos se kush do ta drejtojë “Big Brother”. Ja kush është preferenca e tij…

0
969

Pas katër vitesh do të rikthehet për publikun shqiptar Big Brother Vip, shtëpia më e madhe e shqiptarëve që i mban të gjithë të mbërthyer pas ekranit të Top-Channel.  Duket se do të jetë Arbana Osmani ajo që do ta drejtojë dhe që ka fituar “luftën” e fortë me Luana Vjollcën. Por në rrjetet sociale janë hapur sondazhe të shumta se cilën nga këto dy prezantuese preferojnë njerëzit dhe interesi është aq i madh saqë as njerëz të politikës nuk rrinë dot pa komentuar.

Mesa duket Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, e ka bërë zgjedhjen e tij. Në ‘Facebook‘ u hap një sondazh se cilën moderatore dëshiron në krye të ‘Big Brother Vip’ dhe në foto janë vendosur Luana Vjollca dhe Arbana Osmani. Suli ka komentuar poshtë fotos që dëshiron Arbanën: ‘Arbana‘-shkruan ai i prerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here