Lulëzon tregu imobiliar në Dubai, europianët po investojnë shumë para në pasuritë e patundshme të vendit

0
90

Pas gjashtë viteve të vështira, në Dubai po lulëzon sërish tregu i pasurive të paluajtshme, i nxitur edhe prej fazës aktuale të pandemisë.

Vilat luksoze janë segmenti që po ecën shumë në qytetin më të pasur të Lindjes së Mesme, sidomos në ishullin artificial të Palm-Xhumejrës që rezulton zona më e preferuar nga evropianët.

Zhan Zokinki, drejtues në një agjenci imobiliare, thotë se situata me Covid-19 ka pasur ndikim te zhvillimet e fundit.

Shteti i emirateve arabe ishte ndër të parët që u rihap për vizitorët prej korrikut të kaluar, dhe jeta po zhvillohet normalisht edhe prej sigurisë se shumica e banorëve vendës janë të vaksinuar.

“Goditja e Covid na futi në izolim dhe vumë re direkt një ngadalësim të tregut, një ndalje thuajse tërësore të volumit të shitje-blerjeve.

Ndërsa menjëherë më pas, transaksionet u rritën dhe që atëherë nuk kanë reshtur më,” tha Zhan Zokinki.

Në muajin prill, agjencitë imobiliare raportuan 90 shitje pronash luksoze mbi 2 milionë e gjysmë dollarë, shifër e lartë kjo kur mesatarja vjetore rregullisht shkon midis 350 dhe 400 prona.

Në ishullin e Palm-Xhumejrës, vila më e shtrenjtë u shit për afro 30 milionë dollarë.

Vala e vizitorëve, ndërkohë, po e ndihmon sektorin e turizmit, një stimul i rëndësishëm ekonomik për Dubain pasi ndryshe nga fqinjët nuk gëzon të njëjtën pasuri nga nafta.

Matthew Bate, drejtues i një tjetër agjencie pasurish të paluajtshme, shton se pandemia i ka bërë njerëzit të shohin bukurinë e qytetit.

“Nëse sheh sektorët që e bëjnë një destinacion të arrirë, global, ne i plotësojmë të gjitha kriteret. Kemi klimë të mirë, ushqim, pije dhe dyqane fantastike,” tha Matthew Bate.

Edhe pse tregu imobiliar në Dubai po avancon, ai është larg prej ritmeve të lart të 2014-ës, ndërsa reformat qeveritare, normat e kredive për shtëpi dhe ndryshimet në kërkesë pas pandemisë pritet ta përmirësojnë situatën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here