Angelina Jolie siç nuk e keni parë kurrë më parë

0
695

Pandemia ka ndryshuar gjithçka rreth nesh dhe ka prekur shumë fusha e aktivitete të jetës sonë. Edhe kinemaja nuk u la jashtë këtij konteksti, pasi teatrot u mbyllën për një kohë të gjatë ndërsa xhirimet e filmave “ngrinë”. Tani kemi hyrë në një normalitet dhe shumë aktorë i janë rikthyer punës duke xhiruar.

Kjo përfshin dhe Angelina Jolie, e cila filloi xhirimet për filmin Marvel “Eternals”. Filmi do të dalë në kinema nëntorin e ardhshëm me yllin që interpreton heroinën Thena. Për t’ju përshtatur rolit, Jolie u bë bionde duke u “shndërruar” në një person krejt tjetër. Rezultati mund t’ju befasojë, por me të vërtetë aktorja me këtë ngjyrë flokësh duket si një kukull.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Jolie humbi betejën ligjore me ish burrin Brad Pitt, Ky i fundit fitoi të drejtën e kujdestarisë së përbashkët për fëmijët e tyre rreth 5 vite pas divorcit. Megjithatë, thuhet se këngëtarja do të apelojë vendimin pasi pretendon se gjykatësi i çështjes nuk ka marrë një vendim të drejtë dhe se nuk i ka lejuar fëmijët të dëshmonin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here