Jo vetëm Chelsea-City, jashtë fushe luhet Oasis vs Blur,rivaliteti midis dy grupeve të muzikës pop zbarkon në Champions

0
77

Pas 12 muajsh, epilogu sezonal i elitës evropiane të futbollit vendoset përsëri në Portugali: në vitin 2020 Lisbona, sonte do të jetë në Porto për të pritur finalen angleze mes Manchester City-t dhe Chelsea-t.Një finale e paekuilibruar, ndërkohë që City të po bën debutimin në një skenë kaq prestigjioze.

“Tani ata janë ndoshta skuadra më e fortë në Evropë dhe ata e kanë përfunduar kampionatin me një epërsi të madhe ndaj nesh,” pohoi trajneri i Chelsea-t,Thomas Tuchel.I freskët nga titulli i Premier League, i pesti në dekadën e fundit, skuadra e Pep Guardiola duket se ka arritur pjekurinë e plotë, e gatshme për titullin e dytë evropian pas Kupës së Kupave në vitin 1970, kundër polakëve të Gornik Zabrze.

Trajneri që ka fituar gjithçka në Spanjë, Gjermani dhe Angli ka përvojë të mjaftueshme për të parashikuar një ndeshje të vështirë. “Ne do të përpiqemi të luajmë ndeshjen tonë më të mirë, por unë jam i sigurt se do të duhet të vuajmë për të fituar kupën. Unë besoj – vazhdon ai – se askush nuk do të dominojë gjatë gjithë lojës, kështu që ne do të duhet të shfrytëzojmë rastin kur ajo të ndodh ”.

Tuchel – i cili në rast të një suksesi do të bëhej trajneri i tretë gjerman me radhë për të fituar Champions League (pas Klopp me Liverpool dhe Flick me Bayern). Londinezët kanë arritur tre finale të Champions League në 14 vitet e fundit: disfata e Moskës kundër Manchester United në 2008 mbetet i vetmi hap i gabuar midis gjashtë finaleve të fundit evropiane të luajtur nga blutë, të cilët katër vjet më vonë triumfuan ndaj Bayern Munchen me zv.trajnerin Roberto Di Matteo në stol.

Në precedentin e vetëm ndërkombëtar mes City dhe Chelsea, ishin Blues që u gëzuan, saktësisht gjysmë shekulli më parë, në gjysmëfinalen e Kupës së Kupave, më pas e fituar ndaj Real Madrid. Dy finale vajtje ardhje (të brendshme) të luajtura mes dy klubeve angleze më të titulluara të dekadës së fundit (Chelsea fitoi, ndër të tjera, tre Premier): në finalen e Full Members’ Cup të porsalindur (themeluar pas skualifikimit të ekipeve nga garat ndërkombëtare, pas tragjedisë Heysel) fitoi Chelsea; tre vjet më parë, penalltitë i dhanë City Kupën e Ligës.

“Në një finale janë detajet që bëjnë diferencën – komentoi Tuchel -. Fati si dhe përqasja mendore llogariten. City është një pikë referimi në Evropë, ne duam t’i sfidojmë ata dhe t’i afrohemi nivelit të tyre”. Interesant është fakti se rivaliteti në vitet ’90 midis dy grupeve britanike të muzikës pop, Oasis dhe Blur, do të jetë i pranishëm në finalen e Champions League, pasi Damon Albarn është një tifoz i Chelsea, ndërsa vëllezërit Liam dhe Noel Gallagher janë tifozë të Manchester City.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here