Bora Zemani reagon për herë të parë për ndarjen nga Donaldi

0
145

Bora Zemani është një nga personazhet më të komentuar të momentit në showbizin shqiptar.

Prej disa kohësh, ajo është përfolur për ndarjen nga aktori Donald Veshaj, me të cilin bashkëjetonte prej më shumë se një viti.

Ndërkohë, së fundmi, Bora ka reaguar për herë të parë lidhur me prishjen e marrëdhënies së dashurisë mes tyre.

Në një intervistë për “Prive”, ajo u shpreh se ka vendosur të mos flasë më asnjëherë për jetën personale.

Duke nënkuptuar ndarjen e tyre, pra Bora tha se do donte që asgjë nga jeta e saj private mos të komentohej dhe shihej nga syri i publikut.

“Unë nuk kam dashur asnjëherë të flasë për jetën time personale dhe në fakt kam folur shumë rrallë. Më shumë flasin portalet për mua, sesa unë për veten time. Në një moment të caktuar ndoshta më është dashur të japë një përgjigje për të shuar atë kuriozitetin që kanë njerëzit. Kam folur disa herë për jetën time personale por do kthehem sërish te vetja dhe do e qep gojën përfundimisht. Nuk ka asnjë lloj përgjigje për jetën time personale”, deklaroi Zemani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here