Gazetarja e zbulon: SHISH i tha Komisionit hetimore që nuk ka asnjë informacion për Metën

0
105

Komisioni hetimor për Presidentin e Republikës, Ilir Meta miratoi sot raportin për shkarkimin e tij. Në një dokument prej 94 faqesh përfaqësuesit e mazhorancës arsyetuan shkeljet e kryera nga kreu i shtetit dhe i kërkuan parlamentit të mblidhet dhe të miratojë shkarkimin nga detyra të Ilir Metës, që sipas të gjitha gjasave do të ndodhë në 7 ose 10 qershor.

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi e ftuar në Radarin Informativ u shpreh se komisioni i dytë hetimor për Metën ndryshon nga i pari për tre arsye “nxitimi për të zhvilluar seancat për ta mbyllur për tre javë, mungesa e dëshmisë së Ilir Metës dhe konsultimi me Komisionin e Venecias”.

Shumica socialiste e akuzon Ilir Metën se nuk ruajti figurën e unitetit, cenoi Kushtetutën dhe marrëdhëniet me aleatin strategjik, SHBA-në pas përplasjes me ambasadoren Yuri Kim, por cilat janë provat e tjera të komisionit?

Esiona Konomi thotë se në media u abuzua me lajmin se kishte informacion nga SHISH. “Unë e kam parë vetë dokumentin e SHISH, ishte vetë një faqe. SHISH thotë që nuk kam informacion për sa më kërkoni” tha gazetarja e “ABC”-së.

Por policia e shtetit iu përgjigj komisionit hetimor me informacione për kreun e shtetit. “Vetëm policia ka sjellë informacion të klasifikuar dhe sekret dhe nuk dihet cfarë ka brenda” tha Konomi.

Pyetja që shtrohet tani është si veprohet me procedurën për dërgimin e raportit në Kuvend dhe më pas në Kushtetuese, gjykatë që ka fjalën e fundit mbi fatin e Ilir Metës, nëse parlamenti voton pro shkarkimit.

Të hënën do të mblidhe konferenca e kryetarëve që cakton datën për seancën. Është parashikuar mes 7-10 qershor, e hënë ose e enjte. Për të shkarkuar Presidentin duhen 94 vota. Nga kompozimi i parlamentit me opozitën e re duket se socialistët i kanë” tha ajo.

Nëse Kuvendi vendos pro shkarkimit “Brenda 5 ditëve vendimi shkon në Kushtetuese. Gjykata ka 3 muaj afat për t’u shprehur nëse e pranon ta shqyrtojë apo jo. Kur e gjykon, nuk ka afat për të dhënë një vendim përfundimtar.

Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë, 5 duhet të bien në një mendje për të marrë vendimin, pro apo kundër” përfundoi Konomi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here