Erdogan: Obama flet pas shpine, liria e shtypit në Turqi nuk u bisedua mes nesh

0
177

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan akuzon presidentin amerikan Barak Obama se ka kritikuar “pas shpine” atë për lirinë e shtypit në Turqi.

Teksa dhjetëra media opozitare janë mbyllur nga qeveria turke, Presidenti i SHBA-ve deklaroi pas përfundimit të samitit për sigurinë bërthamore në Uashington se ishte i keqardhur për gjendjen e medieve në Turqi dhe se i kishte kërkuar zt. Erdogan të mos e shtypte debatin demokratik në vend.

“Unë jam i pikëlluar kur kam dëgjuar këtë deklaratë të bërë pas shpinës time. Gjatë bisedës me Obamën, këto çështje nuk ka janë diskutuar”, u tha Erdogan gazetarëve, sipas gazetës turke “Hurriyet”.

Ai u kthye në Turqi të dielën pas një udhëtimi pesëditore në Uashington. Erdogan deklaroi se shumë media në vend synojnë të ndajnë Turqinë.

Qeveria turke mbylli pak kohë më parë gazetën më të madhe në vend “Zaman”, ndërsa ishte e fundit në vargun e mbylljes së shumë gazetave dhe televizioneve të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here