‘Bëra gjithçka munda’/ Klea Huta zbulon se ka humbur një njeri mjaft të shtrenjtë nga Covid-19

0
82

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”.

Ajo rrëfeu për herë të parë një ngjarje shumë të hidhur.

Klea zbuloi se ka humbur gjyshin nga Koronavirusi. Ajo u shpreh se e ka vuajtur shumë ikjen e tij, por e di që ai është gjithmonë me të.

“Një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time është gjyshi im, i cili në shkurt të këtij viti ndërroi jetë. Është një nga njerëzit më paqësor, më të brishtë, më të butë dhe më të urtë, më fjalë pak që unë kam njohur në jetën time, i cili kishte ndërtuar një marrëdhënie perfekte me gjyshen time

Nuk e ka ngritur zërin një herë se dashuria që ata kishin se ata jetojnë në fshat në Bërzhit, gjyshen e përshëndes shumë… Edhe pse nga mentaliteti i vendit apo nga situatat, rrethanat, të gjitha gjërat ai ka qenë një njeri zotëri, fisnik, shumë i bukur. Unë shpresoj t’i ngjaj në zemër dhe në shpirt atij.

Ka shëtitur botën në kohën e komunizmit dhe patjetër që kjo gjë do e ketë ndihmuar të jetë më shumë largpamës dhe të ketë më shumë vision për jetën.

Por shembulli që unë kam marrë nga ai është ndërtimi i marrëdhënies me gruan, me fëmijët, me nipërit, me mbesat, fantastik dhe besoj që sa të kem jetën nuk do njoh njeri si ai.

E kam vuajtur shumë ikjen e tij, iku shumë i ri në fakt. Bëra gjithçka që ishte e mundur që ta mbaja në jetë, por kundër rregullave të zotit nuk dalim dot, por e di që është gjithmonë me mua”, tregoi moderatorja

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here