Video e tjetërsimit të votave në Gjirokastër/ Braimllari: Masakra zgjedhore e 25 Prillit vërtetohet çdo ditë

0
111

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Endrit Braimllari permes nje postimi ne Facebook kareaguar per videon e publikuar nga VV, ku shfaqet nje numerues i PS, duke shkruajtur mbi fleten e votimit dhe me pas ia dergon me  sms ministrit te Brendshem  Bledi Cuci.

Braimllari shkruan ne rrjetin social:

Masakra zgjedhore e 25 Prillit vërtetohet çdo ditë.
Ne çdo bashki te vendit dalin qytetarë që kanë votuar më shume se disa herë, kjo vertetohet dhe ne Shkodër, Berat, Gjirokastër, Durrës dhe në të gjithë vendin.
Masakër e vërtetë zgjedhore.
Pamjet e një video të numëruesit të Rilindjes në Gjirokastër që plotëson me stilolaps fletën e votimit në tavolinën e numërimit për t’i dhënë votën Bledi Çucit, Ministër i Brendshëm dhe ja dërgon live me foto në celularin e ministrit për t’i konfirmuar deformimin e vullnetit të qytetarit tregon qartë se zgjedhjet e 25 Prillit kanë rënë. Ministri i Brendshëm i përfshirë drejtpërdrejtë në manipulimin dhe shkatërrimin e zgjedhjeve në vend.
Duhet të merret nën hetim nga SPAK kjo është provë konkrete.
Kjo provë por dhe mijëra të tjera të cilat nuk janë marrë në shqyrtimi nga KAS tregon qartë që nuk kishim të benim me zgjedhje normale në vend por me zgjedhje ku armata shtetërore e Rilindjes e koordinuar dhe me strukturat kriminale në vend, intimiduan qytetarët, deformuan vullnetin e tyre por edhe ndërhynë dhe brënda në kuti me përkrahje shtetërore.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here