Puthje dhe përqafime me vogëlushët! Yuri Kim viziton kopshtin e fëmijëve në Kukës: Të sigurt dhe të shëndetshëm

0
164

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim teksa ka qënë e pranishme ditën e sotme në Kukës ka bërë një vizitë në kopshtin nr.1 në qytet. Ajo është takuar me vogëlushët të cilët i ka takuar, përqafuar dhe i ka shpërndarë dhurata.

Ky kopësht është në listën e kopshteve që përdorin paketat e higjienës së shpërndara gjatë pandemisë nga UNICEF ku SHBA ka kontribuar me 4 milionë dollarë. Ky informacion ishte i shpërndarë në postimin e ambasadës në Twitter.

Ambasadorja Kim vizitoi kopshtin Nr. 1 në Kukës sot, njëri nga disa prej kopshteve që po përdorin paketat e higjenës të shpërndara në kuadër të fushatës parandaluese për COVID19 të UNICEF, për të cilën qeveria e Shteteve të Bashkuara kontribuoi me 1.4 milionë dollarë në mbështetje të përgjigjes për COVID-19 në Shqipëri.Këto paketa, të cilat përmbajnë pajisje pastrimi dhe dezinfektimi, po ndihmojnë në mbajtjen e fëmijëve shqiptarë të sigurt dhe të shëndetshëm!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kim ka takuar më herët kryebashkiakun Safet Gjici si dhe pa nga afër sheshin ku u pritën shqiptarët e Kosovës në periudhën e luftës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here