Luana Vjollca ‘i merr’ Arbana Osmanit moderimin e formatit ekskluziv “Big Brother Vip”

0
121

Në  Top Channel do të startojë për herë të parë programi “Big Brother Vip” dhe këtë e njoftoi vet televizioni me publikimin e promos së emisionit. Që nga ajo kohë ka pasur diskutime të shumta si kush do e prezantojë programin apo cilët do të jenë personazhet e famshëm që do të marrin pjesë në të.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit me ndryshimin e formatit nga fokusi tek njërëzit e thjeshtë që ka qënë më hërët të personazhet vip janë shtuar edhe lista e moderatorve që do të marrin në drejtim programin. Deri më tani janë përfolur disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani etj, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Burime thanë se “Big Brother VIP” do i besohet Luana Vjollcës, që ka drejtuar disa nga spektaklet më të rëndësishme në “Top Channel”. Para pak ditësh Luana u shfaq në rrjete sociale me trashëgimtaren e “Top Channel”, Lori Hoxha, si për të treguar se një projekt i madh do të vijë së shpejti. Po ashtu para pak kohësh, Vjollca publikoi një foto të saj ku shkroi “Luana po të vëzhgon” (si motoja e spektaklit të famshëm) dhe kjo mund të ketë qenë një shenjë se ajo do të marrë timonin e “Big Brother VIP”.

Për momentin Arbana Osmani është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Luana nuk i ka nisur ende përgatitjet për “Shiko kush luan”. Po ashtu emisioni dating, “Take me out”, që ishte planifikuar më herët, thuhet se nuk do të bëhet. Kësisoj shanset janë shumë të larta që Luana të prezantojë “Big Brother VIP”, i cili thuhet se do të nisë transmetimin në ekran në tetor të këtij viti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here