Superliga Shqiptare/ Tirana në krizë për trajnerin, Skënderbeu gati për festën

0
112

Skenderbeu-feston-golin-e-Radasit.-351x185Bardheblutë pas dorëheqjes së Maganit janë vënë në kërkim të një trajneri që do të kthejë qetësinë në skuadër për sezonin tjetër

Kategoria Superiore ka ardhur drejt fundit. Kampionati që ka rezultuar më i luftuari dhe më i bukuri në 20 vitet e fundit, ka mbyllur gjithçka 90 minuta përpara fundit. Skënderbeu me fitoren e arritur në shtëpi ndaj Flamurtarit zyrtarizoi titullin e 5 radhazi kampion, një rekord për kampionatin shqiptar, duke bërë në të njëjtën kohë që transferta ndaj Vllaznisë në javën e fundit të luhet në Korçë, aty ku do të dorëzohet edhe trofeu i larë prej ari. Në një sfidë aspak të lehtë kampionët kanë triumfuar me nga një gol për çdo pjesë, teksa merita shkon edhe për Flamurtarin që respektoi garën duke ia bërë të vështirë vendasve konfirmimin e titullit. Nga titulli kampion tek zona evropiane ku janë konfirmuar dy skuadrat që do ti bashkëngjiten Skënderbeut në kompeticionet evropiane. Me triumfin ndaj Tiranës, Kukësi mbyll llogaritë në kampionat dhe kthen vëmendjen tek finalja e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Humbja 1-4 e bardhebluve në Zeqir Ymeri konfirmon sezonin e dështuar, me fatin e 24 herë kampionëve në Evropë që mbetet në duart e Kukësit, që duhet të fitojë Kupën për ti dhënë mundësinë kryeqytetasve të garojnë në arenën evropiane. Tirana mbetet ende në kërkim të një trajneri. Disfata e sikletshme me Kukësin dhe largimi i Maganit kanë trazuar akoma më tepër ambientin bardheblu që po përjeton një fund të hidhur të sezonit. Tirana nuk është më zonjë e fatit të saj dhe për të arritur Evropën i duhet të kryqëzojë gishtat që Kukësi të fitojë trofeun e parë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Drejtuesit e skuadrës ndërkohë duhet të gjejnë zgjidhje për një teknik të përkohshëm i cili do të drejtojë skuadrën në javën e fundit të kampionatit. Bilancet do të bëhen në fund të sezonit. Është ky mesazhi i presidentit Refik Halili që preferoi të mos komentojë në këto momente situatën e vështirë, duke bërë të ditur se javën e ardhshme do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të bëjë edhe analizën e sezonit bardheblu. Për sa i përket emrit të trajnerit për sezonin e ardhshëm drejtuesit e klubit nuk duan të nxitohen pasi në takimin e fundit me Teutën që e ka siguruar mbijetesën koha tashmë nuk shtrëngon duke i dhënë 24 herë kampionëve mundësinë për një zgjedhje të mirëmenduar, madje presidenti Refik Halili bëri të ditur se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë Emanuel Egbo tekniku i përkohshëm që do të drejtojë skuadrën deri në fund të kampionatit. Me skuadrën pushim për ditën e Hënë në kampin bardheblu për të gjithë drejtues e lojtarë është një moment reflektimi. Në “Qemal Stafa” Partizani i afrohet më shumë përmbushjes së misionit dhe objektivit të vendosur që në fillim të sezonit, pjesëmarrjen në Evropë. Ndaj Vllaznisë duhej fitorja dhe të kuqtë morën pikërisht këtë rezultat edhe pse me një gol të vetëm të ardhur nga pika e penalltisë. Tashmë në transfertën ndaj Elbasanit në javën e fundit formacionit të Duros i nevojitet vetëm një pikë për të zyrtarizuar rikthimin në kompeticionet evropiane. Në garën për Evropën detyrën ka bërë edhe Laçi që në shtëpi ka triumfuar ndaj Elbasanit edhe pse për ta sfida më e rëndësishme mbetet finalja e kupës ndaj Kukësit. Apolonia është skuadra që i bashkohet Elbasanit në rrugën e Kategorisë së Parë, pasi në “Niko Dovana” u mposht në ekstremin e sfidës nga Teuta në një përballje direkte. Djemtë e Detit siguruan mbijetesën me shumë vuajtje duke konfirmuar qëndrimin në mes më të mirëve edhe për sezonin e ardhshëm.

 

 

Zaza i bindur për Juven

Sulmuesi i Sasuolos, Simone Zaza, është i bindur 90% që t’i bashkohet Juventusit në verë, ka thënë agjenti i tij. 23-vjeçari më herët ishte 50% në pronësi të Juventusit, mirëpo Sasuolo e bleu kartonin e tij në vitin 2013, sidoqoftë drejtuesit e Juventusit kishin kërkuar një klauzolë riblerje prej 15 milionë eurove, e cila ishte pranuar nga Sasuolo. Nëse Juve dëshiron ta blejë sulmuesin premtuesi italian në këtë verë, mund ta blejë atë menjëherë për 15 milionë euro, mirëpo nëse nuk e blen, atëherë vitin e ardhshëm do t’ju kushtonte 18 milionë euro. “Është 90% e sigurt se Zaza do ta veshë fanellën bardh e zi sezonin e ardhshëm”, – ka thënë agjenti Kristian Maifredi.

 

Butragenio nuk mohon largimin e Ançelotit

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butraguenjo, i ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth largimit të trajnerit italian, Karlo Ançeloti, duke mos refuzuar të përjashtojë largimin e tij. Ançeloti është nën presion të madh tani pasi që klubi ka dështuar të fitojë ndonjë trofe këtë edicion, teksa mediat anë e mbanë botës po spekulojnë për një largim të tij në verë. Një gjë të tilla ke refuzuar ta mohojë drejtori i klubit. “Nuk është koha e as vendi për të folur për këtë gjë. Na ka mbetur edhe një ndeshje për ta luajtur dhe ne duhet të përgatitemi për gjërat që po vijnë”, – ka thënë fillimisht Butraguenjo. “Ne luftojmë për të fituar dhe kur nuk e arrijmë këtë, nuk jemi të lumtur. Këtë javë e kemi merituar fitoren ndaj Valencias dhe Juventusit, por nuk kemi pasur fat. Kemi bërë përpjekje të madhe, por nuk i kemi arritur objektivat tonë”, – shtoi ai.

 

Klop drejt Fenerbahçes

Jurgen Klop nga sezoni i ardhshëm mund të jetë një trajner në kampionatin turk. Strategut gjerman i përfundon kontrata më 30 qershor dhe ka nisur përpjekjet për të gjetur një klub të ri. Ai ka zbarkuar në aeroportin e Stambollit së bashku më gruan e tij dhe agjentin Mark Kosiç, ndoshta për të gjetur shtëpi dhe skuadër. Motivi duket i thjeshtë. Atij i pëlqen skuadra e Fenerbahçes, që për momentin zë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit pas Gallatasarajit. Sipas mediave turke, Klop ndiqet nga gjysma e skuadrave evropiane, dhe ekziston mundësia që të nisë një karrierë të re në Turqi, pasi është një klub që mund të ja plotësojë kërkesat ekonomike.

 

Pike: Barcelona mund të fitojë gjithçka

Xherard Pike është i bindur se Barcelona do të fitojë gjithçka gjatë këtij sezoni. Mbrojtësi i Barcelonës i ka bërë këto komente pasi ngriti trofeun e kampionit të Spanjës me skuadrën e tij, pas fitores së mbrëmshme 1-0 ndaj Atletiko Madridit. “Ka qenë një sezon fantastik. Kemi luajtur me zemër dhe me kurajë dhe shpërblimi për ne është titulli i La Ligas”, – ka deklaruar Pike. “Viti i kaluar ishte i vështirë por ekipi ka gjetur mënyrën për t’u ringritur. Jam krenar që bëj pjesë në këtë gjeneratë futbollistësh të Barcelonës. Mund të fitojmë gjithçka por duhet të ecim hap pas hapi, fillimisht të mendojmë për finalen e Kupës së Mbretit dhe më pas për atë të Championsit ndaj Juventusit”, – ka shtuar spanjolli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here