Berisha, Blinken, Rama!

0
142
Nga Kastriot Islami 

Rama/ Burimi i informacioneve

Nga media është mësuar se burimi i informacioneve të deklaruara nga DASH, që kanë shërbyer për marrjen e vendimit kundër Berishës, dhe që ka krijuar reagime të shumta në Tiranë, në hapësirën shqiptare, rajon e në disa vende të globit, është i lidhur me ‘qeverinë Rama dhe OJQ-të e mediat shqiptare të kontrolluara prej tij’.

Kjo tregon qartë se Rama është i vetmi burim i informacioneve sepse OJQ-të e mediat shqiptare janë nën kontrollin e tij. Për çdo shqiptar është e qartë se arsyeja e vërtetë përse vendi ynë refuzohet të nisë negociatat me BE është sepse qeveria e Tiranës është përfaqësuese e interesave të korrupsionit, krimit e oligarkisë. Në Shqipëri mbretëron një regjim oligarkik sepse siç e ka përcaktuar ish-sekretari i DASH John Kerry, në shkurt 2014, në samitin e sigurisë globale në Mynih, ‘drejtohet nga interesat e korrupsionit e të oligarkisë që kanë kapur shtetin, kanë vënë në kontroll biznesin, mediat, shoqërinë civile, dhe deri gjyqësorin’…

Kjo do të thotë që dosja e dërguar për vendimmarrje nga lobistët e paguar majmërisht me paratë e korrupsionit, krimit e të trafiqeve është fabrikuar nga një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar. Paketa e gatuar nga vetë Rama duket se është transmetuar direkt jo vetëm te anëtarët te kupolës së Rilindjes, grupit parlamentar, parlamentit, medias klienteliste, shoqërisë civile, gjyqësorit por përmes lobistëve edhe te disa organizma ndërkombëtarë e përfaqësues të huaj në Tiranë. Të gjitha këto ‘leva’ mund të duken sikur janë të pavarura, por duke qenë nën kontrollin e një individi, ato artikulojnë në korr të njëjtat ‘kritika e akuza’ ndaj çdo kundërshtari politik.

Pra në Tiranë janë gatuar informacione ‘fake news’ dhe këto informacione ‘fake news’ janë përhapur nëpër botë si shpifje e thashetheme nga Rama, qeveria e tij, institucionet, ambasadat, ojq-të, mediat, gjyqësori, që janë tërësisht nën kontrollin e tij personal. Me të drejtë perëndimorët s’arrijnë të kuptojnë që mashtrimi mund të shkojë kaq larg, prandaj e kanë të vështirë të besojnë së këto ‘kritika e akuza’ janë të parafabrikuara nga një dorë e vetme.

Parafabrikate të përgatitura nga e njëjta skutë makiavelike ku Rama në opozitë sulmonte ambasadën e SHBA në Tiranë dhe tani në pushtet gatuan ‘kritika e akuza’ kundër cdo kundërshtari politik, duke tentuar të përdorë SHBA për ti ‘hequr qafe’?! Kjo është arsyeja që burimi mbi të cilën bazohet vendimi i DASH është i pabesueshëm.

Për rrjedhojë vendimi i shtetit simbol të demokracisë që cili gëzon respektin maksimal nga shqiptarët rezulton i vendosur mbi themelet e brishta të informacioneve të pabesueshme, të parafabrikuara nga Rama. Kjo e vërtetë perceptohet masivisht kudo në hapësirën shqiptare, e më gjerë.

Blinken/ Vendimi

Vendimi i DASH është shpallur nga sekretari amerikan i shtetit Blinken. Kundër Berishës, që ka qenë dhe mbetet simboli i proamerikanit të paepur në këto 30 vjet. Vendimi vlerësohet befasues dhe i shpërpjesëtuar.  Një vendim i papritur nga një vend i madh demokratik e nga një shtet i së drejtës, model/idhull për shqiptarët, kundër një proamerikani konsekuent.

Një vendim që konsiderohet nga mbështetësit e Berishës si sulm ndaj një simboli të palëkundur promaerikan. Burimi i informacioneve rezulton i pabesueshëm përderisa është një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar. Për më tepër që ‘shpifja e akuzat’ janë përcjellë përmes lobistëve të paguar majmërisht nga qeveria e korruptuar tek vendimmarrësit. Mendohet se kjo ‘shpifje’ është fabrikuar me synimin meskin të mbajtjes së pushtetit të grabitur; kjo nuk habit më askënd. Ky sulm është zhgënjyes për shumë individë, veçanërisht shqiptarë në rajon, që janë proamerikanë të flaktë. Mendohet se shpallja e këtij vendimi, fill pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, është realizuar në një moment jo adekuat, pavarësisht përpjekjeve për të mos i dhënë rëndësi momentit.

Mendohet se ky vendim e thellon destabilitetin e krijuar në vend pas zgjedhjeve të grabitura të 25 prillit. Disa të tjerë e konsiderojnë përpjekje për të justifikuar mbështetjen që iu dha palës grabitëse të zgjedhjeve aq më tepër që pas zgjedhjeve stabiliteti dhe ekuilibrat në vend rezultojnë të dëmtuara rëndë.

Në realitet duhet pritur disa javë për të gjykuar nëse ky vendim do të çonte në thellimin e destabilitetit apo duke goditur grabitësit e zgjedhjeve do të mundësonte vendosjen e ekuilibrit mes palëve për të ruajtur stabilitetin. Ky vendim i vlerësuar i pazakontë, gjykohet se drejtohet jo thjesht ndaj një individi por ndaj një vendi ekstremisht promaerikan, madje më proamerikanin në Ballkan e Europë, me argumentin se një vendim i ngjashëm s’është marrë as ndaj Gruevskit të arratisur, as ndaj Gjukanovicit të akuzuar, as ndaj Senaderit të burgosur.

Ky vendim siç e tha analisti amerikan Bugajski mund të perceptohet në rajon e më gjerë edhe si vendim antishqiptar sepse Berisha vlerësohet si mbrojtësi më i madh i shqiptarisë dhe promaerikanizmit. Së fundmi, ky vendim shpresoj dhe uroj të mos jetë marrë në kushtet e mos njohjes së plotë të situatës sepse siç tha ish-ambasadori italian Paolo Foresti ‘është rrezikshme kur injoranca mbizotëron mbi njohurinë’.

Berisha/ Reagimi

Duke njohur karakterin e fortë dhe seriozitetin e spikatur të Berishës nuk ishte habi për askënd që ai do të reagonte fuqimisht për të ‘mbrojtur dinjitetin dhe integritetin personal e familjar’.

Lidhur me mënyrën e reagimit, mendohet se:

i) reagimi i Berishës ishte i shpejtë e befasues;

ii) një reagim i paprecedent;

iii) një reagim i qartë, i prezantuar me transparencë, racionalitet e guxim të jashtëzakonshëm;

iv) një reagim me shpirt e zemër, por mbi të gjitha me mëndje të kthjelltë;

v) reagimi i një personazhi politik që s’ka lejuar asnjëherë ti preket dinjiteti njerëzor personal e familjar, qoftë edhe nga ata që ai i konsideron miq apo idhuj;

vi) reagimi i një lideri karizmatik që ndjen se i janë cenuar pikat e tij më të forta;

vi) reagimi i kujdesshëm i një personazhi të spikatur proamerikan, që asnjëherë s’është lëkundur në proamerikanizmin e tij. Sigurisht për të parë efikasitetin e këtij reagimi të Berishës duhet pritur se çfarë do të ndodhë në ditët e javët në vijim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here