Rita Ora e bën publike! Nis bashkëjetesën me regjisorin e famshëm…

0
121

Ndonëse kanë vetëm pak kohë që shoqërohen me njëri-tjetrin, Rita Ora dhe Taika Waititi e kanë çuar lidhjen në një tjetër nivel.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja shqiptare është zhvendosur në shtëpinë e regjisorit në Sidnei.

Rita dhe Taika ende nuk i kanë adresuar thashethemet e romancës publikisht, por janë parë në takime të shpeshta në Australi.

Në fillim, këngëtarja ndezi thashethemet pas publikimit të një fotoje me regjisorin.

Taika aktualisht është në Sidnei për të filmuar pjesën e katërt të filmit Marvel Thor, të quajtur “Thor: Love and Thunder”.

Romanca e tyre vjen pasi Rita u nda nga i dashuri Romain Gavras për shkak të largësisë me njëri-tjetrin. Artistja ndodhet aktualisht në Australi për “The Voice”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here