Ashtu siç kishin paralajmëruar mediat prestigjoze franceze, Karim Benzema është rikthyer në kombëtaren franceze pas 6 vjetësh dhe do të thotë fjalën e tij në Kampionatin Europian teksa trajneri Didier Deschamps ka publikuar listen e plotë të skuadrës.
Në 26 emrat e përfshirë në listë, ka disa surpriza teksa janë konfirmuar mbrojtësi i Sevillas, Jules Koundé dhe sulmuesi Marcus Thuram i M’Gladbach.
Surpriza e madhe e Francës për kampionatin Europian do të jetë mesfushori i talentuar i Rennes, Eduardo Camavinga i cili kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës por në këtë repart ka shumë konkurrencë te skuadra e “gjelave”.
Gjithashtu nuk do të jenë as mesfushori Nzonzi dhe surpriza tjetër e madhe, Anthony Martial, sulmuesi i Man. United.
Më poshtë mund të shikoni dhe listen e plotë me 26 lojtarë që ka publikuar Franca, sigurisht që janë emra të nivelit botëror që e bëjnë ekipin e Deschamps një nga pretendentët e Euro 2020.
Portierë : Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (OM), Mike Maignan (Lille) ;
Mbrojtës : Benjamin Pavard (Bayern), Léo Dubois (OL), Raphaël Varane (Real), Kurt Zouma (Chelsea), Presnel Kimpembe (PSG), Clément Lenglet (Barça), Lucas Hernandez (Bayern), Lucas Digne (Everton), Jules Koundé (Séville FC) ;
Mesfushorë : N’Golo Kanté (Chelsea), Paul Pogba (Man. United), Adrien Rabiot (Juventus), Corentin Tolisso (Bayern), Moussa Sissoko (Tottenham), Thomas Lemar (Atlético) ;
Sulmues : Marcus Thuram (Mönchengladbach), Kingsley Coman (Bayern), Kylian Mbappé (PSG), Antoine Griezmann (Barça), Olivier Giroud (Chelsea), Karim Benzema (Real), Wissam Ben Yedder (Monaco), Ousmane Dembélé (Barça).