Vrasja e Mehmet Qemës/ Gjykata lë në burg autorin Marius Dema…

0
116

Gjykata e Tiranës mori vendim për masat e sigurisë pas vrasjes së Mehmet Qemës. Autori i dyshuar, Marius Dema u la në arrest me burg.

Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi u lanë në arrest shtëpie. Ndërkohë Erlin Peka, Eder Pjetri dhe Blerim Hoti u lanë në detyrim paraqitje.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 Maj” të kryeqytetit.

Të gjithë të rinjtë ishin bashkë me Qemën, ndërsa Marius Dema mbante një armë pistoletë në dorë. Ai ka qëlluar dhe plumbi i mori jetën shokut të tij.

Dema u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Të gjitha të rinjtë njiheshin dhe si “Banda e 5 Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here