Luan Rama: LSI solidarizohet me stafin e “Koha Jonë”, dhunë shtetërore ndaj fjalës së lirë

0
144

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një dalje publike nga selia e partisë së tij ka denoncuar sot ngjarjen që ndodhi tek gazeta ‘Koha Jonë’.

 

 

Ditën e somte punonjës të policisë shkuan në zyrën ku ndodhet gazeta me pretendimin se këtu ishin vendisur disa shkallë emergjence pa lejen përkatëse.

Në emër të LSI-së, Luan Rama denoncoi rastin, ndërsa i doli në mbrotje gazetës dhe botuesit Nikoll Lesit.

“Në emër të LSI jam këtu për t’u solidarizuar me gjithë ekipin dhe drejtuesin e ‘Koha Jonë’, duke i mbështetur. Dëshiroj të denoncoj si një akt të papërgjigjshëm dhunën shtetërore ndaj ‘Koha Jonë’. Kjo është shprehja më domethënse si dëshmi e degradimit të këtij pushteti”, tha Luan Rama.

Ndër të tjera, Luan Rama i bëri thirrje Ramës të distancohet nga ky akt dhe të marrë të gjitha masat ndaj përgjegjësve, pasi sipas tij çdo pushtet që ka provuar të ushtrojë dhunë ndaj fjalës së lirë gjithmonë ka humbur.

“Ky është një akt i papërgjegjshëm dhunë shtetërorë ndaj pronarit dhe punonjësve të ‘Koha Jonë’ dhe si dëshmi e degradimit të këtij pushteti. Arbitrariteti dhe arroganca është një akt i shëmtuar, sidomos kur bëhet ndaj fjalës së lirë është një arrogancë kriminale. Veprimi i Policisë së Shtetit është në kundërshtim me ligjin dhe i bëj thirrje Ramës të distancohet nga ky akt dhe të marrë të gjitha masat për të ndëshkuar fajtorët dhe prokuroria të zbardhë të vërtetën në mbrojtje të së drejtës së informimit dhe të fjalës. Çdo pushtet që ka provuar të ushtrojë dhunë ndaj fjalës së lirë gjithmonë ka humbur. Kryeministri të distancohet dhe të mbajë qëndrim të prerë ndaj kujtdo që ka ushtruar dhunë policore ndaj gazetës ‘Koha Jonë’. Kjo është dhunë ndaj fjalës së lirë.”- tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here