VIDEO/ Ja si e grabitën restorantin në Llogara: ‘Maska’ me automatik i ngul sytë kameras

0
180

Një restorant ka rënë pre e grabitjes pak ditë më parë në Llogara nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

‘News24’ dhe ‘BW’ kanë arritur të sigurojnë pamjet nga kamerat e sigurisë së restorantit, grabitje që daton në 19 gusht, në orën 01:09 pas mesnate. Në pamje duken qartë dy grabitësit ku njëri prej tyre thyen forcërisht derën kryesore, hyn në ambientet e restorantit dhe merr prej aty xhiron ditore. Ndërsa personi tjetër i armatosur me një kallashnikov e pret jashtë restorantit. Pasi mundën të grabisnin shumën e parave ata u larguan pa u pikasur nga askush ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

 

 

Gjykata kroate përsëri lejon ekstradimin e Ismail Morinës në SerbiPërplasja me armë në Sarandë mes grupeve rivale: Pas rrahjes së ortakut, u qëllua edhe pronariFOTO/ Dhuratë nga TAP: 600 fikëse zjarri shpine dhe 100 uniforma zjarrdurueseKomentet
Shto koment

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here