Familja kërkon ndihmë, flet kryefamiljari: Shteti na ka hequr ndihmën ekonomike, kam kryer shumë operacione…

0
80

Ditën e sotme, Fax News ka qenë në shtëpinë e familjes Koxha, për të parë kushtet e vështira ekonomike në të cilat jeton kjo familje e përbërë prej katër personash, mes tyre, dy fëmijë të mitur.

Kryefamiljari Qemal Koxha, ankohet se nuk ka mundësi të mjaftueshme ekonomike, dhe nuk merr as ndihmë ekonomike prej disa kohësh, pasi i është hequr pa i dhënë shpjegime të mjaftueshme.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ai thotë se është bërë disa herë operim në periudha të ndryshme, operime të cilat për të kanë nisur që në moshën 13 vjeçare, ndërsa së fundmi është bërë operacion edhe për veshkat.

Si shkak i problemeve të rënda dhe mosfunksionimit të veshkave, ai i është nënshtruar një transplanti ku dhuruese ka qenë gruaja e tij.

Qemal Koxha shprehet se nuk është i aftë të kryejë punë të rënda si pasojë e operacioneve të shumta që ka kryer dhe se kërkon ndihmë nga shteti, që të vazhdojë të ketë ndihmën ekonomike, që i është hequr para disa kohësh.

“Siç e shihni vetë pa asnjë lloj të ardhura, me probleme financiare, shëndetësore.

Disa herë jam shtruar nëpër spitale, kam bërë shumë operacione, dy i kam bërë që në moshën 13 vjeç. Jam trajtuar me ilaçe derisa përfundova me hemodializë, pas 7 ditësh nisa analizat me nënën për të bërë transplantin e veshkës, por nuk u përputhte.

Më pas gruaja, më tha se do të ma dhuronte ajo veshkën, morëm një fond nga shteti për t’a bërë në spital privat.

Më pas bëra një operim pasi kisha shqetësime në rrugët urinare, u detyrova të operohesha në spital privat, por vetëm me anë të borxheve të marra.

Gjendja ime shëndetësore, nuk është siç duhet, pasi edhe stresi dhe gjendja ekonomike kur shoh fëmijët që nuk u plotësoj dot nevojat.

Kam pas marrë 106 mijë lekë, më pas tek komuna jonë , më kanë nxjerrë pa grup, kam bërë një ankimim, jam interesuar nja dy a tri herë, nuk e kam gjet atë zonjën, më pas i kam rënë telefonit, në fillim më thanë që do dali në 15 prill, më pas nuk përgjigjeshin fare. Më pas kam qëndruar vetëm me rrogën e gruas që merr 270 mijë lekë.

Nuk mund të punoj në punë shumë të rënda si shkak i operimeve të mia. Kalova edhe Covidin, mora 800 mijë lekë ilaçe, madje edhe farmacisti i cili akoma i kam 500 mijë lekë borxh, më ka pritur deri më tani dhe e falenderoj shumë”– u shpreh kryefamiljari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here