Shokon Trump: Sulmi në Berlin tregoi se kisha të drejtë për myslimanët

0
197

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka deklaruar se sulmi vdekjeprurës me kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin, ka përligjur propozimin e tij gjatë fushatës presidenciale që të pengojë myslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ju i dini planet e mia”, u tha Trump gazetarëve, shkruan “New York Times”.

“Është provuar se kam pasur të drejtë. Njëqind për qind të drejtë”, tha tutje Trump.

Nuk është e qartë nëse Trump ka riafirmuar thirrjen e tij shumë të kritikuar për ndalimin mbi emigracionin mysliman, ose sqarimin e tij të mëvonshëm se ai do të ndalë vetëm ata që hyjnë nga vendet me një histori të ekstremizmit islamik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here