E dinit ju? Ava Max është mbesa e ish-deputetes së njohur të LSI-së

0
87

Këngëtarja e njohur, Ava Max dhe ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj kanë një lidhje shumë të afërt me njëra-tjetrën dhe ne nuk e dinim.

Ka qenë vetë Malaj ajo e cila ka treguar se Ava është mbesa e saj.

Teksa ka folur për të gjithë shqiptarët që kanë arritur të korrin sukses jashtë vendit Malaj ka rrëfyer se këngëtarja që po bën bujë në të gjithë botën është mbesa e saj.

“Media të ndryshme flasin per familjet që kanë ardhur nga një shtet dhe janë bërë personalitete në fushën e muzikës. Këtë e kam dhe nga vetja ime me lidhjen që kam me Ava Maxin, se në fakt është mbesa ime realisht,” tha ajo për “Ftesë në 5”.

Ava është një ndër këngëtaret më të dashura për të gjithë. Muzika e saj dëgjohet në çdo vend të botës dhe asnjëherë nuk nguron kudo ku shkon të tregojë me krenari origjinën e saj shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here