Këlliçi: Kemi bërë 40 denoncime, askush në SPAK s’ka lëvizur gishtin

0
97

Një nga kandidatët më të votuar të PD-së në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, është Belind Këlliçi, i cili ishte i ftuar në A2, nga ku komentoi pikëpyetjet e ngritura nga PD për këtë proces. Këlliçi u shpreh se drejtësia duhet të bëjë detyrën, pasi deri tani, sipas tij, nuk ka bërë asgjë për 40 denoncime të PD.

”Të paktën t’i bëjmë të ditur opinionit publik të gjithë betejën ligjore dhe me drejtësinë që ne po bëjmë për të faktuar të gjitha akuzat dhe dëshmitë që kanë ardhur nga vetë qytetarët.

Në territorin që unë kam mbuluar kam pasur me dhjetëra raste denoncimesh, në Kombinat e Vaqarr. Ne kemi bërë 40 denoncime në SPAK dhe askush nuk ka lëvizur gishtin.

Jemi në ditën e drejtësisë u bëj thirrje autoriteteve të drejtësisë të bëjnë detyrën. Fenomeni i pandëshkueshmërisë vijon të jetë masiv në Shqipëri”, u shpreh Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here