Debati/ I retushuan foton ku ishte dhe Kadare, Flutura Açka: “Stalinistët” s’e kanë në dorë të ma retushojnë fjalën

0
145

Gjithçka nisi për një foto, ku në një artikull kushtuar shkrimtarit të njohur Ismail Kadare dhe bashkëpunimit të tij me shtëpinë botuese Onufri, u retushua fytyra e shkrimtares Flutura Açka. Ishte pikërisht Açka ajo që e vuri re këtë detaj, ku teksa shpërndau lajmin në fjalë, nuk i kurseu as kritikat.

“Të paktën “stalinistët” e mi të dashur nuk e kanë në dorë të ma retushojnë fjalën!”, shkroi Açka në ‘Facebook’, ndërsa publikoi edhe foton në versionin e saj origjinal. Por duket se ky debat ka vijuar më tej, pasi ka reaguar Bujar Hudhri, botuesi i ‘Onufrit’, një prej botuesve për gati 3 dekada të Kadaresë. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Hudhri ka hapur një sfidë mes ndjekësve që të gjejnë se kush është censori dhe mosmirënjohësi në këtë histori.

Sipas tij, ka qenë Açka ajo që nuk e ka përmendur asnjëherë faktin që ka punuar për 5 vite në shtëpinë botuese ‘Onufri’. Duke iu përgjigjur Açkës, për termin ‘stalinist’, Hudhri tha se; “Sa për atë që unë qenkam stalinist apo komunist, mund të shihni kontributin tim me themelimin, financimin dhe botimin prej meje për një vit të gazetës së dytë opozitare në Shqipëri “Fjala e Lirë” (14 shtator 1991-7 shtator 1992).”

foto galeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here