Dua Lipa nominohet në katër kategori në “Billboard Music Awards 2021”

0
105

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa na ka bërë të gjithëve super krenarë me arritjet e saj dhe duket se s’di të ndalet asnjëherë.

Në Spotify, Dua është këngëtarja e tretë më e dëgjuar në të gjithë botën, duke lënë pas emra shumë të njohur. Ajo është nominuar në katër kategori në “Billboard Music Awards 2021”:

“100 artistët më të mirë”.

“Kënga më e mirë radio”.

“Artistja me këngën më të mirë në radio”.

“Artistja më e mirë femër”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur babai i saj, Dukagjin Lipa.

Së fundmi, Dua ka marrë pjesë në eventin për të mbledhur para për fondacionin e Elton John që ndihmon të prekurit nga SIDA.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua tregoi se mbrëmja e bamirësisë tashmë ka mbledhur 3 milionë dollarë për të luftuar HIV/SIDA.

“EJAF mblodhi 3 milionë dollarë për të luftuar HIV / AIDS faleminderit të gjithëve që më ndoqët!”, shkroi Dua krahas fotove.

“I dashur Elton, faleminderit që më zgjodhe mua për të performuar përkrah teje ditën e djeshme. Një nder i vërtetë dhe një ëndërr e bërë realitet që performova me ty për një kauzë kaq të jashtëzakonshme. Vazhdoj të buzëqesh nga veshi në vesh dhe nuk do e harroj kurrë këtë moment, veçanërisht që këndova me ty Bennie and The Jets dhe Love Again. Të dua!!!”, ka shkruar Dua për Elton John.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here